Lajme
Vazhdon java e buxhetit për vitin 2017, Arifit sot priti kryetarët e bashkësive lokale (Video)
Sot filloi dita e dytë e debateve publike me shfrytëzuesit e buxhetit rreth planifikimit të buxhetit për vitin e ardhshëm kalendarik 2017.
Sot u u takuam me kryetarët e bashkësive lokale të komunës sonë. Gjatë diskutimeve, nxorëm si konkluzë se uji i pijshëm, mbledhja e mbeturinave si dhe kanalizimi fekal ishin problemet më të mëdha që brengosin qytetarët tanë.
U shpalua plani afatgjatë që kemi ne si komunë rreth zgjidhjes së këtyre problemeve, si dhe u dakorduam që përmes projekteve që janë në interes të banorëve të komunës sonë, ti zgjidhim këto probleme në të ardhmen, ku duhet të kontribojmë të gjithë, secila palë me atë përgjegjësi dhe detyrim që ka.