Lajme

Zyra për zhvillim ekonomik lokal fiton projektet për renovimin komplet të pesë shkollave në komunën e Preshevës

Zyra për Zhvillim gjat muajit Gusht të këtij viti inicioi analizën e gjendjes në shkollat e komunës sonë dhe në bazë të kësaj analize defioni prioritetet për ndërhyrje në rregullimin sidomos të nyjeve sanitare në tri shkolla ku gjendja ishte katastrofale.

Pas përcaktimit të prioriteteve u punua në pregatitjen e projekt propozimeve adekuate dhe u bë kërkimi dhe gjetja e donatorëve potencial për këto projekte. Si rrjedhojë, projekt propozimet e pregatitura u dërguan tek Zyra për menaxhim të investimeve publike, ku pas shqyrtimit të projekt propozimeve nga ana e komisionit në nivel shtetërorë, këta të njejtit u aprovuan nga kjo zyre.

Zyra për menaxhimin e investimeve publike aprovoi renovimin komplet (fasadimi,izolimi, rregullimi i kulmit, rrjeti elektrik, dyshemeja, dyert, dritaret dhe rregullimi i oborreve) të pesë shkollave në komunën tonë, pra shkolla e mesme “Skënderbeu” , ajo e mesme teknike “Presheva”, gjithashtu edhe shkolla fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, si dhe paralelja e saj e ndarë në Stacionin Hekurudhor ku mësojnë nxënësit shqiptarë, si dhe shkolla fillore “Vuk Karaxhiq” po ashtu në Stacionin Hekurudhor. Për shkollat e përmendura, mbetet të pregatitet dokumentacioni teknik dhe të kryhen masat pregatitore për implemitimin e punëve gjatë vitit të ardhshëm kalendarik.

Gjithashtu, duke u informuar detajisht nga zv. drejtori i Shtëpisë së Shëndetit për gjendjen katastrofale në aspektin infrastrukturorë, Zyra për zhvillim ekonomik do të pregatisë një projekt propozim për një renovim të detalizuar të Shtëpisë së Shëndetit.

Related Articles

Back to top button