Aksioni “Shteti i Serbisë në të gjitha fshatrat e Serbisë” përfshinë edhe Preshevën
Komuna e Vrajës dhe Preshevës krahas komunave dhe qyteteve tjera janë pjesë e aksionit “Shteti i Serbisë në të gjitha fshatrat e Serbisë” që garanton që në fshatrat e këtyre dy vendeve njëherë në jave banorëve do tu vihet në dispozicion mjeku, punëtori i komunës dhe postieri.
Aksionin e ka nisur ministri pa portofol në qeverinë e Serbisë, Millan Krkobabiq ndërsa vetëqeverisja lokale duhet të sigurojë punëtorin administrativ dhe mjekun.
“Ideja është që institucionet publike të angazhojnë resurset e veta në fshatrat më të thella të cilët edhe në shekullin 21 nuk kanë mjek, komunar dhe postier”, është shprehur Krkobabiq për gazetën vecernje, transmeton Titulli.com.
Vraja dhe Presheva kanë përcaktuar nga 5 fshatra të thella në të cilët do të angazhohet ekipi prej tre vetave njëherë në jave nga tre orë.