Aktivistja nga Zvicra, Albina Jakupi ndihmon nxënësit e sh.f “Muharrem Kadriu” në Tërnoc.
50 nxënësit e shkollës fillore “Muharrem Kadriu” nga Tërnoci me kushte jo të mira ekonomike nga dita e sotme kanë filluar të ushqehen pa pagesë në kuzhinën e kësaj shkolle.
Aktivistja nga Zvicra Albina Jakupi është ajo e cila i ka dalë në ndihmë 50 nxënësve me kushte të vështira ekonomike të shkollës fillore” Muharrrem Kadriu” duke ia bërë pagesën për të ushqyer në kuzhinë deri për vitin shkollorë 2016/2017.
Ideja për ti ndihmuar këtyre nxënësve ka ardhur pas vizitës së Albina Jakupit javën e kaluar në këtë shkollë pasi kishte parë gjendjen e rëndë të tyre.
Rastin në fjalë e kanë vlerësuar lartë kolektivi i kësaj shkolle por edhe prindërit.
Albina Jakupi me profesion , ekonomiste e diplomuar në Zvicër, është aktiviste e dalluar në Kantonin St. Gallen, ku është edhe në komisionin komunal për vendimarrje në qytetit Wil të këtij Kantoni.
Vlenë të theksohet se Albina është njëra ndër themelueset e kursit për parashkollor „ Ma dhuro një tregim „ që për parashkollorët mbane kurs në të cilin zhvillohen tregime, poezi dhe lojëra të ndryshme në gjuhën shqipe projekt ky që finansohet drejtperdrejt nga Zyra për Integrim të këtij qyteti.
Ajo po ashtu është iniciatore dhe përkthyese në gjuhën shqipe e librit Zviceran “ Fëmijë Prind, Prind Fëmijë “
Albina Jakupi njëherit është aktive në forumin e prindërve zviceran, ku shqyrojnë projekte të ndryshme shkollore dhe qytetare në të mirë të të gjithë banorëve të këtij qyteti.
Kohën e fundit është aktivizuar në grupin e grave për aktivitete të ndryshme me karkater të integrimit në shoqërinë Zvicerane.
Në pyetjen nga Lugina Press, se çka e shtyri të marr këtë iniciativë për ti ndimuar nxnësit e shkollës fillore”Muharrem Kadriu” ajo thekson duke parë gjendjn e rëndë ekonomike të nxënësve më ka shtyar të marrë një hapë të tillë.
” Pasi isha në vizitë në këtë shkollë javën e kaluar, isha vet deshmitare se disa fëmij me kushte jo të mira ekonomike nuk ishin të përfshirë në ushqimin e shkollës, kjo më pengoi shumë, dhe nuk mundesha të qëndroj e qetë, dhe posa u ktheva në Zvicër, menjëher kërkova ndihmë tek regjisori i kompanisë filmike “International Film Europe Swiss ” Valton Jakupi që të më përkrahë në këtë drejtim, që për 1 vit të ia bëjmë pagesen këtyre fëmijëve dhe të ushqehen njëjt si moshatarët e vet, dhe menjëher më përkrahu dhe morrëm vendim që fëmijet të fillojnë menjëher të ushqehen në këtë shkolle” theksoi Albina.
Ajo po ashtu theksoi se gjithkund në botë fëmijët nuk duhe të dallohen në asnje mënyrë.
” Gjithkund në botë fëmiu është fëmij, dhe nuk bënë të dallohet në asnjë meënyrë qoftë nga nacionaliteti, ngjyra apo relegjioni, dhe duke parë që në vendin tim disa fëmijë nuk ushqehen për shkak të kushteve jo të mira ekonomike, nuk kam mundur të qënderoj larg këtij realiteti që një fëmijë të ushqehet dhe shoku i tij ta shikon për mua ka qenë një tronditje e madhe, prandaj e kam mar këtë iniciativë të vogël, që së paku këta fëmijë të ushqehen si moshatarët e vet në shkolle dhe mos të ketë dallime. Dhe ky nuk do të jetë aktiviteti im i fundit, por do të vazhdoj edhe me aktivitete të tjera në dobi të fëmijëve të kësaj shkolle. Dhe ne fund e falemderoj profesorin Rijad Demirin, Pedagogun e shkollës Selami Jakupin dhe drejtorin e shkollës Bajram Saliun, që më ndihmuan për përpilimin e listës së nxënësve në nevoj, po ashtu gjithë kolektivin e shkollës i ka thënë mes tjerash Albina Jakupi portalit informativ Lugina Press.
Vlenë të theksohet se ky është njëri nga aktivitet e shumta humanitare të Regjisorit Valton Jakupi dhe aktivistes Albina Jakupit që kanë realizuar në Luginë të Preshevës ./Lugina Press/