Lajme

Amullia në Shtëpinë e shëndetit: Policia si kamuflim të paaftësisë personale dhe mungesës së vullnetit për punë /dokument/

Në bazë të marrëveshjes së koalicionit qeverisës, në seancën e Kuvendit Komunal të Preshevës, më 09 shator, si ushtrues detyre i drejtorit të shtëpisë shëndetit është emëruar dr.Reshat Ymeri.

Në bazë të marrëveshjes paraprake, pas emërimit të u.d të zëvendës-drejtorit, në administratën e shtëpisë së shëndetit, në mungesë të hapësirës është arritur marrëveshja të krijohen kushte për funksionimin sa më të mirë të drejtuesve të këtij institucioni shëndetësor.

reshatymeri

Në marrëveshjen me drejtuesit komunal, si kryetarin e Komunës, Shqiprim Arifin; rrjedhimisht për procedurën është njoftuar edhe zëvendës-kryetari i Komunës, Xhelal Mehmeti; pas vizitës zyrtare të këtyre drejtuesve është konstatuar dhe arritur marrëveshja të krijohen hapësira shtesë për funksionimin sa më të mirë të administratës në shtëpinë e shëndetit.

Ditët në vijim, u.d drejtori dr.Reshat Ymeri nëpërmjet disa kanale dezinformuese ka krijuar përshtypjen se unë personalisht kam udhëzuar të fillojnë ndërtimet shtesë në Shtëpinë e Shendetit. Ky prononcim i tij është tendencioz dhe aspak i vërtetë. E vërteta qendron se për punimet në këtë institucion, ai ka qenë i informuar shumë më herët dhe së bashku me organet përkatëse është arritur marrëveshja për rritjen e efikasitetit të punëve administrative në Shtëpinë e shëndetit duke i zgjeruar hapësirat punuese.

Në këtë drejtim, arkitekti kishte hartuar edhe planin për vazhdimësinë e punës në krijimin e hapësirave punuese të stafit administrativ.

planiarkitektit
Plani i punuar nga arkitekti

Pasi punët rreth kësaj zyre ishin afruar fundit, ushtruesi i detyrës së drejtorit ka ndërprerë punimet, duke ftuar madje edhe organet e policisë që të ndërrmarin masa, duke mos e rrespektuar edhe marrëveshjen e arritur paraprakisht.

Nga ana tjetër, përmes këtij veprimi kundër-reformues dhe kundër politikave të ndryshimeve pozitive të domosdoshme, u.d drejtorit përpiqet realisht ta fsheh mossuksesin dhe kaosin e krijuar në këtë shtëpi të shëndetit; sidomos pas ankesave të shumta të punëtorëve shëndetësor, se ai ka emëruar veten e tij në shumë funksione dhe detyra në shtëpinë e shëndetit, për të cilat edhe paguhet shtesë nga rroga e tij.

Një nga funksionet “shtesë” të tij është edhe “gatishmëria” në sektorin e ndihmës së shpejtë, ku ai ka përfshirë vetën e tij, siç dëshmon edhe orari zyrtar që shpërfaq se për 10 ditë, nga data 18 tetor, ai do ta kryej edhe këtë detyrë 3 herë deri në fund të muajit.

gatishmeriatetor

Përndryshe, në Preshevë, në raste vdekje, ekziston edhe komisioni përgjegjës, apo ekipi i mjekëve prej 3 antarësh që duhet ta konstatojë vdekjen e qytetarëve të Preshevës. Ky komision përbëhet prej 3 mjekëve të shtëpisë së shëndetit, komision ky i cili paguhet nga buxheti i Komunës me 5000 dinarë, dhe 2 mjekë me nga 4000 dinarë, në lartësi mujore në shtesë të pagës mujore, çka do të thotë se ushtruesi i detyrës po kryen edhe këtë funksion me pagesë.

vdekjet

Siç dihet, Partia për Veprim Demokratik (PVD) është ajo e cila ka propozuar ushtruesin e detyrës në fjalë. Ky subjekt pati gjatë fushatës parazgjedhore moton : “Ne jemi shpëtimi”! Mirëpo, në mandatin e drejtorit të saj mbeten ende në pozita vendimmarëse në sektorët e ndryshëm të shtëpisë shëndetit kuadro nga ish-qeverisja e kaluar, si në komisionet që funksionojnë në kuadër të shtëpisë së shëndetit, shefat e shërbimeve nga kuadri i mesëm, e siç shihet më poshtë edhe komisioni i cili kujdeset për ndalimin e duhanit, ku edhe mëtej ka probleme dhe ankesa të shumta të qytetarëve të Preshevës.

komision

Problemet e Shtëpisë së shëndetit nuk kanë filluar të zgjidhen edhe pas dy muaj, andaj edhe gjendja shëndetësore e qytetarëve të Preshevës është gjithnjë e më e rëndë dhe e mjerueshme, ku pacientat edhe mëtej presin radhë
të gjata dhe ku duhen ende t’i blejnë vet barërat themelore për injeksione etj.

pacientet
Pritjet e përditshme të qytetarëve

Pothuajse asnjë propozim konkret nga Këshilli Drejtues dhe nga u.d zëvendës-drejtorit për një funksionim sa më të mirë në Shtëpinë e Shëndetit nuk është përfillur nga drejtori, z.Reshat Ymëri. Në përpilimin e projekt-buxhetit për komunën e Preshevës për vitin 2017, ushtruesi i detyrës në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë është gjithashtu një nga të vetmit i cili nuk e ka prezantuar asnjë ide-plan për vitin e ardhshëm buxhetor. Mbase edhe në takimin me drejtuesit e ndërmarrjeve publike dhe të administratës komunale rreth projekt-buxhetit 2017 ishte diskutuar dhe kishte mbizotëruar një pajtim i përgjithshëmn për nevojën e funksionalizimit të zyrës për zv.drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit!

Andaj, çështja e zyrës për zv.drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit duhet shikuar si pjesë përbërëse e reformave të domosdoshme që i nevojiten urgjentisht Shtëpisë së Shëndetit dhe jo si një nevojë dhe dëshirë personale. Reformat ishin edhe premtimi kryesor i subjektit politik që e qeveris sot Shtëpinë e Shëndetit. Ato janë nevojë. Përgjegjësi.

Driton Salihu
u.d zëvendës-drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë

Related Articles

Back to top button