Analizat shkencore konfirmuan efektet fiziologjike të Kur’anit te dëgjuesit e tij
Kur’ani ishte, është dhe do të mbetet përgjithmonë mu’xhize (mrekulli), ashtu sikurse ka përcaktuar Allahu xh.sh. Në çdo kohë zbulohen thesaret, të mirat, dhe i tregojnë botës mbinatyrshmërinë e tij.
Ai (Kur’ani) çdoherë sjell risi (freski) dhe koha gjithashtu nuk mund ta tejkalojë. Ai është i mbinatyrshëm të cilin asnjë krijesë nuk mund ta njoh plotësisht. All-llahu, subhanehu ve te’ala, ka caktuar që të ruhet (përmendësh) ashtu sikurse ka caktuar dhe kraharorin që ta mbaj dhe ta ruaj. Kurse njerëzit ishin të detyruar të mësojnë atë dhe ta konsiderojnë të shenjtë, të thellohen në thellësitë e tij dhe të nxjerrin perlat tek të cilat mund të arrij. Kjo vërtetohet me fjalët madhështore të All-llahut xh.sh.: “Ne do t’u bëjmë atyre të mundshme që të shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t’u bëhet e qartë se ai (Kur’ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?” (Fussilet, 53.)Dhe fjalët e Allahut, qoftë i falënderuar: “…dhe në të cilin ka shërim (bar-ilaç) për njerëz. Edhe në këtë ka arsye për atë popull që mendon thellë.” (An-Nahl, 69.)
Këtu do të tregojmë disa pika të kërkimit shkencor që është kryer nga Dr. Ahmed El Kadi në qytetin Panama City në Florida, që të sqarojmë (vërtetojmë) ndikimin e Kurani-Kerimit në pjesët e trupit të njeriut dhe si të arrihet forca shtytëse e Kurani Kerimit, d.m.th. nëse ndikon fizikisht, shpirtërisht apo fizikisht dhe shpirtërisht.
Në një përpjekje për t’ju përgjigjur kësaj pyetje, ai filloi të lexoj disa nga ajetet e Kur’anit muslimanëve dhe jomuslimanëve, si dhe te shurdhërve. Midis tyre kishte njerëz që e njohin gjuhën arabe, si dhe ata që nuk dinin. Siç u përpoq dhe leximin e teksteve në gjuhën arabe, të cilat nuk janë ajete të Kur’anit, por frazat e ngjashme dhe melodi.
Në mënyrë që të gjendet veprim (ndikim) i Kur’ani -Kerimit te këta njerëz është përdorur kompjuteri dhe programim i posaçëm për këtë studim. Pastaj aparatet i lidhi me këto trupat e personave të cilët janë të mbuluara nga studimi. Pasi që është bërë matja e pulsit, tensionit, shkalla e djejritjes, lartësia e temperaturës në lëkurë (trup) dhe shkalla e organizimit me muskujt e tyre.
Për të shmangur joprecizitetin e rezultateve, që qetësia mos të jetë shkaktar që i anketuari (eksperimentuesit) që të dijë se më parë do të dëgjojë a është Kur’an apo jo? Dhe se ai që lexon të ketë zë të bukur, dhe vendi të jetë i rehatshëm, hulumtuesi që të jetë një zë për të gjitha rastet, dhe të anketuarit nuk e dinë ajo që do t’u lexohet është ajet Kur’anor apo jo.
Së pari duke kryer matjet vuri në dukje se ndryshimet në to pa dëgjuar asgjë. Pastaj ai i krahasoi me ndryshime pasi kanë dëgjuar ajete Kur’anore, dhe tekste arabe të ngjashëm me Kur’anin.
Në secilin prej këtyre grupeve pyetjet fillestare konfirmuan ndikimin e qetësimit me anë të leximit Kur’anor tek 97 % të të anketuarve.
Hulumtuesi në vazhdimin e hulumtimeve arriti të njoh cili ishte ndikimi i fjalëve Kur’anore dhe ndikimi fiziologjik, duke mos parë dhe vëzhguar a kanë qenë ato të kuptueshme për dëgjuesit apo jo.
Për këtë qëllim zgjodhi 210 të anketuar, 1/5 e kanë përfaqësuar të shurdhrit, dhe ju ka lexuar Kur’an si dhe tekste arabe që nuk janë tekste Kur’anore, kurse të ngjashme me Kur’anin sipas zërimit, shprehjes dhe dëgjimit. Pastaj provoi që asgjë të mos ju lëshoj të dëgjojnë por vetëm të rinë të qetë duke ua mbyll sytë që ta dijë ndikimin dhe veprimin e ndejtjes së qetë që rastësisht mos të jetë ajo shkak që të jenë në disponim.
Rezultatet treguan se 60% të të anketuarve që dëgjonin Kur’anin në veshët e tyre kanë reaguar, porse grupi që ka qëndruar dhe nuk ka dëgjuar asgjë, nuk kanë hasur në asnjëfarllojë qetësimi, që tregon fakti se fjalët e Kur’anit, vetë në vete pa marrë parasysh i kuptojmë apo jo, kanë ndikim fiziologjik, japin qetësim në trupin e lodhur.
Kjo është ajo që vërteton hulumtimin objektiv në qetësimin dhe ndikimin e ajeteve Kur’anore në trupin e njeriut.