Lajme

Arifi: Ftoj qytetarët të vijnë në festivalin “Ditët e komedisë shqiptare”

Drejtori i shtëpisë së kulturës “Abdullah Krashnica” Mendurim Presheva së bashku me përfaqësues të këtij instucioni kanë qëndruar në takim me Kryetarin e Komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi, raporton Presheva.AL

Arifi ka thënë se mirëqenia e qytetarit kompletohet kur ai mund edhe të jetoj kulturën e tij në formë të lirë dhe pa imponime, e cila është pjesë përbërëse e identitetit tonë.

Në takim u dakordua që pushteti aktual do të angazhohet që edhe qeyteti i Preshevës në një të ardhme të afërtë ta ketë tetarin profesionist i cili do të udhëhiqet nga një ekip profesional, të cilët me kreativitetin e tyre do të kenë mundësi ti ofrojnë qytetarit tonë më tepër mesazhe pozitive dhe të gjenerojnë një nivel më të lartë të kulturës.

z.Arifi ka potencuar se investimet tona nuk do të jenë të mangëta as në infrastrukturën e brendshme të Shtëpisë së Kulturës për vitin e ardhshëm kalendarik 2017, ku do të bëhet rregullimi i nyjeve sanitare, zërimi dhe ndriçimi i skenës.

Nga sot, fillon festivali “Ditët e komedisë shqiptare” ku ne si vetëqeverisje lokale kemi ndihmuar në realizimin e këtij festivali, dhe njëkohësisht ftoj qytetarët që të vijnë në Shtëpinë e Kulturës dhe ti ndjekin shfaqet të cilat do të shfaqen në netët në vijim ku edhe unë bashkë me familjen time do ti ndjekim ato.

Related Articles

Back to top button