Lajme

Arifi prit në takim ministren e administratës publike dhe vetëqeverisjes lokale Ana Brnabiq (Foto, Video)

Aftësimi profesional i të punësuarve dhe përmirësimi i infrastrukturës përbrenda administratës komunale, prioritet i qeverisjes lokale të komunës sonë si dhe Ministrisë së administratës publike dhe vetëqeverisjes lokale.

Ku ne të gjithë si synim që kemi bashkangjitjen në Bashkimin Europian, ku dhe duhet të jemi në hap me trendet që ndodhin brenda saj sa i përket efikasitetit të institucioneve dhe zhvillimeve tjera, gjatë takimit të sotëm me Ministren e administratës publike dhe vetëqeverisjes lokale, Ana Brnabiq dhe ekipin e saj, biseduam rreth nevojës së ngritjes së kapaciteteve profesionale të të punësuarve përbrenda administratës komunale, që të jemi sa më konkurues me komunat tjera në Sërbi dhe rajon.

Për një efikasitet sa më të mirë të shërbimeve tona, e paevitueshme është edhe nevoja e përmirësimit të infrastrukturës përbrenda administratës komunale,ku sot jemi dakorduar që të punojmë në projekte të përbashkëta për vitin kalendarik 2017 në arritjen e këtyre qëllimeve.

Ministrja Brnabiq, u shpreh tejet e kënaqur me efikasitetin e komunës sonë në konvertimin e librave të ofiqarisë në ato elektronike ku shtoi se Komuna e Preshevës është nga të rrallat në Sërbi që gati kanë përfunduar këtë proces.

Related Articles

Back to top button