Arrihet mirëkuptimi mes koalicionit për shtëpinë e shëndetit
Në kabinetin e kryetarit të Komunës së Preshevës Shqiprim Arifit sot janë takuar përfaqësues të shtëpisë së shëndetit dhe partis koalicionare, raporton Presheva.AL
Siç njoftohet gjatë takimit të sotshëm u diskutua rreth projekteve që do të implementohen në Shtëpinë e shëndetit në Preshevë në periudhë afatshkurte dhe afatgjate.
Si problem urgjent që duhet të zgjidhet është mungesa e stafit mjekësore për funksionimin sa më të mirë të këtij institucioni për qytetarët e Komunës së Preshevës.
Ne takimin e sotshëm me drejtuesit e Shtëpisë së shëndetit u diskutua rreth projekteve që do të implementohen në Shtëpinë e shëndetit gjatë periudhës afatshkurte dhe asaj afatgjate , kërkesën urgjente rreth mangsësisë së stafit mjekësorë që paraqet emergjencë për funksionimin sa më të mirë.