LajmeVideo

Asfaltimi rrugës së Prishtinës në Preshevë (Video)

Në kuadër të planit investim për këtë vit kalendarik kanë filluar punët në rregullimin dhe ndërtimin e rrugës së Prishtinës në Preshevë, rrugë e cila ka gjatësinë rreth 1.5 km, kryetari z.Shqiprim Arifi së bashku me kryeshefin për urbanizëm Orhan Shaipi, kryeshefin e fondit për infrastrukturë Xhelal Hasani si dhe me bashkëpunëtorë të tjerë vizituan dje projektin e filluar në këtë lagje të qytetit.

Kryetari Arifi falenderojë të gjithë ata të cilët bashkëpunojnë në të mirë të vendit e sidomos në projektin në fjalë që vëllezërit Saliu mundësuan shfrytëzimin e pronës për rrugën e cila po rregullohet.

Vlen të theksohet se mbarësin e implementimit të këtij projekti e mundësuan edhe njerëzit e vullnetit të mirë, vëllezërit Suat dhe Abdyl Kadër Salihu banorë në rrugën e Prishtinës të cilët ua dojnë të mirën qytetarëve të kësaj Komune, duke u mundësuar që një pjesë me sipërfaqe prej 200m2 të shfrytëzohet falas për rrugën në fjalë pa asnjë kompenzim.

Kryeshefi i fondit për infrastrukturë Xhelal Hasani ndërtjerash theksoi se vlera e përgjithshme e projektit në fjalë kap shumën prej 40 milion dinarësh, projekt ky i ndihmuar me 3 milion dinarë nga Trupi koordinues dhe Komuna.

Kjo rrugë ka lidhje të ndryshme me rrugët tjera të qytetit të Preshevës, ndërsa punëkryes të këtij projekti është kontraktuar kompania për ndërtimin e rrugëve “Saba Bellça”

Përfundimi i projektit në fjalë pritet të kryhet brenda një afati të shkurtër kohor duke pasur parasysh edhe motin që po mbretron ka theksuar ve tjerash z.Hasani. /Presheva.AL/

Related Articles

Back to top button