Ajo çka u premtua gjatë fushatës parazgjedhore pritet që të realizohet shumë shpejt nga investitot italian, ku u pat premtuar hapjen e një fabrike për reciklimin e mbeturinave.
Ky delegacion italian sot qëndroi në Preshevë në zyren e zëvendës kryetarit të komunës së Preshevës Xhelal Mehmetin së bashku me drejtorin e ndërrmarjes publike Gazmend Aliun.
Projekti i cili do të përfshij dy komunat, si Preshevës dhe Bujanoc nga invesitorët italin pritet të kap një shumë prej 5 milionë euro.
“Ne jemi të gatshëm për të konkretizimin e projektit. Eshtë me rëndësi të potencohet se janë siguruar mjetet për financimin e projektit, ku vlera e investimit sillet rreth 5 milionë euro” kanë thënë investitorët.
“Ky projekt është vazhdimësi që ne kemi biseduar në fillim të vitit ku kanë qenë në Preshevë investitorët. Ne jemi pregaditur duke i plotësuar të gjitha kriteret, ku do të shkojmë edhe në Bujanoc pasi bëhet fjalë për një projekt madhështorë në nivel dy komunal. Në Bujanoc krijohet kushte më tepër andaj kjo do të jetë në qytetin e Bujanocit, pasi interesi ka qenë në fillim, po Bujanoci plotëson më shumë kushtet apo kriteret që i kanë kërkuar investitorët” ka thënë zv kryetari i komunës së Preshevës.