Çfarë do të ndodhë në botë nëse fiton Clinton apo Trump?
“Parashikimet se çfarë do të ndryshojë në ekonomi dhe në marrëdhëniet me Europën, Rusinë dhe Kinën”
Janë ditë ankthi. Jo vetëm në SHBA. Këto mund të thuhet se janë zgjedhjet presidenciale me pritshmëritë më të ulëta për të sigurinë e stabilitetin. Ekonomia është problemi. Diplomacia nuk mbetet pas, veçanërisht në një kohë tensionesh me Rusinë.
Hillary Clinton, një politikane me përvojë, e ka humbur disi mbështetjen nga skandali e-maileve dhe kërkesa më e fundit e FBI për hetim. Donald Trump konsiderohet i rrezikshëm, por në sondazhe ai po fiton pikë. I rrezikshëm për stabilitetin jo vetëm në SHBA.
Por çfarë do të ndryshojë me zgjedhjen e demokrates apo të mbështeturit nga republikanët në Shtëpinë e Bardhë? Lapsi.al po sjell një shkrim të publikuar në mediat ndërkombëtare me disa parashikime mbi ndryshimet që mund të sjellin ata në ekonomi apo në politikën e jashtme.
NËSE FITON CLINTON
Ekonomia
Programi i demokratëve parashikon një miks ndërhyrjesh publike dhe incentivash për sipërmarrjet. Mbi të gjitha, një plan investimesh federale në infrastrukturë: rrugë, hekurudha e aeroporte. Më pas, një seri incentivash për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, të konsdieruara si bizneset që hapin më shumë vende pune. Do të ketë penalizime, por mbeten për t’u vendosur, për sipërmarrjet që vendosin të transferojnë prodhimin jashtë (shih ndryshimet me Trump më poshtë në lapsi.al). Investime të shumta edhe për energjinë e rinovueshme, me objektivin për t’i bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës një vend lider në prodhimin e energjisë diellore. Pozicion më i dyshimtë mbi teknikën e nxjerrjes së gazit.
Taksat, shkolla dhe shëndetësia
Vazhdimësi thelbësore me politikën e ndjekur gjatë 8 viteve të fundit nga administrate Obama. Clinton parashikon një rritje të tatimit të shtresës më të pasur të popullsisë. Vazhdimësi edhe për reformën në shëndetësi, të njohur si ObamaCare. Objektivi është shtrirja e saj, me synimin për të zvovëluar barrën për bizneset. Disa karakteristika të reja vijnë në arsimin e lartë. Clinton ka huazuar propozimin e Bernie Sanders për regjistrimin në universitete. Nga tani e tutje familjet me të ardhura më pak se 85 000 dollarë në vit nuk do të paguajnë tarifat e shkollimit, zakonisht aq të larta sa për të detyruar nxënësit të marrin shumë kredi bankare. Brenda vitit 2021 kufiri i të ardhurave për të mos paguar për shkollimin do të rritet në 125.000 dollarë, duke i dhënë ndihmë një pjese të shtresës së mesme.
Raportet me Europën
Politika e jashtme do të jetë më e orientuar drejt Europës. Për Hillary Clinton aleancën me partnerët e kontinentit të vjetër është e domosdoshme. Ashtu si të gjithë presidentët amerikanë, megjithatë, ajo do të ketë në konsideratë më shumë marrëdhëniet me vendet individuale dhe me institucionet e BE-së.
Raportet me Rusinë
Janë të këqija. Ashtu janë edhe marrëdhëniet personale mes Hillary Cliton e Vladimir Putin. Mosbesimi reciprok është shndërruar kohët e fundit në një përplasje shumë të hidhur. Kandidatja demokrate akuzoi presidentin rus për manovra për të dëmtuar zgjedhjen e saj duke mbështetur Donald Trump. Stafi i Hillary Clinton ka akuzuar në mënyrë të qartë Moskën si përgjegjëse e “sulmit kibernetik” brenda serverit të Partisë Demokratike. Në perspektivë tensionet në Evropën Lindore mund të rriten, si në very në veçanti në kufirin me Letoninë, si në Qendrën e Jugut, ku kriza ukrainase është ende e pazgjidhur. Duhet parë nëse, sapo të zgjidhet presidente, Clinton do të shohë ndonjë formulë bashkëjetese me Putin. Roli i Rusisë, për shembull, është i rëndësishëm për të gjetur një rrugëdalje për luftën civile në Siri.
Lindja e Mesme
Këtu mund të shihet një ndryshim në krahasim me strategjinë e presidentit Obama. Clinton është për një ndërhyrje vendimtare në Siri: do të kërkojë me forcë propozimin për një zonë të ndalim-fluturimit mbi vendin. Ndoshta edhe një qëndrim më të vendosur ndaj presidentit Bashar al Assad dhe aleatit të tij Putin. Duket e përjashtuar, për momentin, mundësia që Shtetet e Bashkuara të dërgojnë trupa në terren. Për pjesën tjetër është e konfirmuar, natyrisht, aleanca me Izraelin. Fushata Hillary Clinton, për më tepër, është financuar nga një grup i sipërmarrësish kryesorë të filo-Netanjahu të komunitetit hebre. Edhe për këtë fakt, del në dritë një e panjohur në marrëdhëniet me Iranin. Clinton ka mbështetur marrëveshjen bërthamore, por në krahasim me Obamën, do të ketë një qëndrim më të matur ndaj Teheranit.
Kina dhe tregtia ndërkombëtare
Në muajt e fundit, Cliton ka kritikuar marrëveshjet ndërkombëtare të tregtisë nën diskutim, sidomos TTP, marrëveshjen me vendet aziatike, nga e cila është përjashtuar Kina. Si presidente, megjithatë, ajo do të duhet të gjenjë një ekuilibër për të mbajtur tregjet e hapur për kompanitë amerikane, veçanërisht tani që eksportet po mbështesin rimëkëmbjen ekonomike të SHBA. Marrëdhëniet me Kinën mbetet të komplikuara, por këtu mund të ketë hapësira për negociata pragmatike, përcjell lapsi.al. Edhe Pekini po dërgon sinjale bezdie ndaj agresivitetit të Putin dhe megalomanisë së diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Qeveria kineze dëshiron stabilitetin. Mbi këtë bazë pritet që Hillary ngrejë dialogun.
NËSE FITON TRUMP
Parashikimet e qendrave studimore
Rënie e bursave ndërkombëtare dhe e dollarit. Panik mes aleatëve amerikanë në Azi, NATO dhe Europë. Një Trump guximtar që bëhet i zemëruar apo depresiv, kur të zbulojë armiqësinë me Kongresin, ku shumë republikanë nuk do ta mbështesi, nuk mund të bëjë thuajse asgjë. Parashikimet e shumicës dërrmuese të qendrave kërkimore se çfarë do të ndodhë në rast të fitores së Donald Trump, janë gjithnjë me një tendencë katastrofike. E vërteta është se mund të bëhen parashikime të përcipta, sepse askush nuk e di se çfarë ka në të vërtetë në mendje “The Donald”, një karakter që gjatë fushatës zgjedhore tregoi edhe aftësinë për të ndikuar në media.
Për pesimistët ai do të vazhdojë me këtë regjistër edhe si president, sepse kjo është natyra e tij: aktor, në gjendje të përqëndrohet në një çështje, për të thelluar një lëndë, për të kërkuar zgjidhje për një problem kompleks (përkthim i lapsi.al). Por ka nga ata që mendojnë se “Donald” është një sipërmarrës i paskrupullt, por jo neutral: nuk pati skrupuj për të përdorur një retorikë të ashpër populiste gjatë fushatës, por si president do të shmante gabimet me pasoja katastrofike për ekonominë dhe dëbimin e miliona emigrantëve të paligjshëm që punojnë dhe prodhojnë në Shtetet e Bashkuara, ose të angazhohen në luftërat e tregtisë sidomos me Kinën, çka do të çonte në rënien shkëmbimeve tregtare. Në çdo rast, rruga e tij do të jetë jashtëzakonisht me gropa nga faktorë të jashtëm, me të cilët do të duhet të luftojë edhe Hillary – një Kongres i papërmbajtshëm dhe zvogëlim i rolit të SHBA-së në botë – si dhe për mungesën e përvojës politike dhe të qeverisë. Trump është mësuar t’i konsiderojë të gjitha aspektet e jetës (duke përfshirë edhe martesat) si transaksioneve. Por kriza të tilla si Siria, ku kryqëzohen interesa kontradiktore të fuqive rajonale, fraksioneve lokale, grupeve terroriste, subjekteve fetare, nuk zgjidhen duke firmosur një çek.
Emigracioni
Trump nuk do të dëbojë 11 milioën emigrantët e paligjshëm, kryesisht meksikanët. Do të përpiqet të tregojë grushtin e hekurt në ekstrem me emigrantët e paligjshëm që kanë kryer krime të natyrës serioze, në mënyrë që të japë idenë se e ka përmbushur premtimin. Por pastaj duhet të gjejë një mënyrë për të rregulluar shumicën e të huajve që punojnë dhe kontribuojnë në rritjen e PBB-së amerikane. Ndoshta do të vendosë një kthim të përkohshëm në vendet e tyre të origjinës, por pasi të kenë përvetësuar një leje pune për t’u kthyer në SHBA. Dhe pastaj një mur në kufirin me Meksikën. Askush nuk e thotë, por pjesërisht ky mur ekziston aktualishtë. Një mur i vetëm i madh është teknikisht i pamundur dhe në çdo rast Kongresi nuk do të votonte ligjin e nevojshëm për ta ndërtuar atë: edhe për republikanët, në mandatin e ardhshëm, prioritet do të jetë problemi i rikuperimit të votës hispanike. Do të paraqesë një projekt dhe do të shtonjë disa pjesë për nevoja mediatike.
NATO
A dëshiron me të vërtetë Trump ta shkatërrojë atë? Sigurisht nuk e konsideron një institucion themelor siç ka qenë që nga lufta e deri më sot. Do të dojë ta lehtësojë, por jo ta braktisë. Do t’u kërkojë europianëve të paguajnë më shumë. Clinton nuk i jep të drejtë, sepse thotë se ajo çfarë bën Amerika në NATO nuk është një shpenzim, por një investim. Por tema e ribalancimit të kontributeve (vendet e pasura si Gjermania paguajnë pak dhe përfitojnë më shumë nga mbrojtja nën ‘”ombrellën” ushtarake amerikane) është në tavolinë për një kohë të gjatë. Edhe Obama, edhe pse pa i mëshuar fort, u ka kërkuar partnerëve europianë të japing më shumë. Parashikohet një rritje e vogël në kontributet, çka do të shërbejë që Trump ta shesë si fitore përpara elektoratit të tij.
Marrëdhëniet me Kinën
Luftë tregtare me Kinën? Nuk ka gjasa, por do të ketë tensione kur do të kuptojë se ka shumë pak mjete për të nxitur audiencën e tij për të ndryshuar traktatet ndërkombëtare tashmë të nënshkruara në një drejtim më të favorshme në Shtetet e Bashkuara (përkthim i lapsi.al(. Si biznesmen ai e di se tregtia rrit qarkullim, por ajo çfarë i shqetëson tregjet është fakti se Trump është një lloj i veçantë i sipërmarrësit: një ndërtues që është mësuar të bazohet tek mbështetja politike, me një mentalitet mjaft proteksionist. Kjo është arsyeja pse bursat kanë frikë: frikë nga irracionalitetit I tij dhe paparashikueshmëria, por edhe natyra e tij që e bën të marrë parasysh tarifat dhe barrierat si mjete potencialisht të dobishme.
Ekonomia
E gjithë kjo rrezikon ta ngadalësojë ekonominë, e cila, duke qenë tashmë në vitin e shtatë të një cikli të zgjerimit dhe të punësimit rritje, prej vitit 2009, herët a vonë, siç ekonomistët parashikojnë në bazë të të dhënave historike, do të përballej me një recesion të ri. Kjo ndoshta e gjatë mandatit presidencial 2016-2020, duke parë se ciklit i fundit ekspansionist ishte 5 vjet dhe që në histori pothuajse kurrë nuk ka shkuar përtej 10 vjetëve. Por ekonomia, pas tronditjes së vitit 2008, ka pësuar një mutacion gjenetik dhe Trump, që në çështjet e ndërhyrjes së shtetit në ekonomi është më afër demokratëve sesa republikanëve, mund të përpiqet për t’i japë asaj një goditje si një “stimul”, si ajo e Obamës në vitin 2009.
Kongresi dhe Gjykata e Lartë
Vendimi i parë atu duhet të jetë zëvendësimi i gjyqarit Scalia, i cili vdiq gjashtë muaj më parë, në organit më të lartë kushtetues juridik. Kongresi republikan ka penguar Obamën për ta bërë këtë. A do të ketë Trump sukses? Pothuajse me siguri jo, nëse ai zgjedh, siç është premtuar, një konservator. Demokratët do të përdorin kompetencat e tyre vetos në Senat, ashtu sic bënë republikanët. Trump do të vërë re se pothuajse të gjitha ligjet e tij do të pengohen, jo vetëm nga opozita demokrate, por edhe nga republikanë që shpesh e konsiderojnë si pushtues. A do të reagojë duke u përpjekur të bëjë lëvizje autoritare të sforcuara? Apo do të bjerë në depresion?
Rusia dhe Siria
Politika e jashtme është ndoshta e panjohura më e madhe në rastin e një presidence të Trump. Instinkti i tij është izolacionist (kundër marrëveshjeve ekonomike dhe aleancave ushtarake me vendet e tjera-sqarim i lapsi.al): nuk ka luftëra të reja, iluzionin se Amerika mund të ruajë ndikimin e saj pa qenë nevoja të jetë fizikisht e pranishme në çdo pjesë të botës. Shqetësues është edhe manifestimi disa herë i respektit dhe vlerësimit për Putin, i cili është armiqësor ndaj SHBA. Disa i frikësohen një afrimi në bazë të marrëveshjeve që favorizojnë në mënyrë të qartë një Rusi më perandorake. Duke i lënë, për shembull, Moskës dorë të lirë në kaos sirian. Ka dhe nga ata që imagjinojnë takime të nivelit të lartë në Camp Davis mes Trump dhe Putin që kalërojnë krah për krah, me gjoksin jashtë. Imazh satirik, natyrisht, por pas një fushate që ka kthyer politikën amerikane në komedi dhe pastaj në farsë (me një shkëlqim të tragjedisë), asgjë nuk mund të përjashtohet. Dhe, sa i përket tragjedisë, duhet të kemi parasysh se, në qoftë se Trump nuk ka një karakter raketëhedhësi, do të zbulojë shumë shpejt se fuqitë e tij presidenciale janë shumë të kufizuara në politikën e brendshme dhe ekonomi, por shumë hapësirë për manovrim në politikën e jashtme dhe në fushën ushtarake. Në atë pike, gaztorit të frustruar nga impotenca, mund t’i lindte ndonjë ide e çuditshme.