LajmeShëndetësi

Dita botërore e diabetit, në Preshevë 3000 mijë të prekur (Video)

14 nentori njihet si dita botërore e sëmundjes së diabetit sëmundja e diabetit apo e njohur në popullatë si sëmundja e sheqerit është e pranishme edhe tek ne, 3000 është numri i pacientëve që vuajnë nga kjo sëmundje në vendin tonë.

Diabeti shpesh quhet vrasës i qetë sepse simptomat dallohen me vështirësi, mënyra më e mirë për të vërtetuar nëse vuan nga diabeti është që të matni sheqerin në gjak nëse vëreni një numër të këtyre simptomave gjithësesi shkoni tek mjeku.

Diabeti mund të prek çdo njeri, në diabetin e tipit 2 shenjat e tij mund të jenë më të zbehta por edhe mund të mungojnë për shumë vjet, por faktorë rreziku që favorizon shfaqjen e diabetit janë: trashëgemia apo personat familjarë me diabet që janë më të prekur apo kanë mundësi për të bërë diabet më shumë se të tjerët dhe kjo m’varet nga mënyra e jetesës.

Diabeti është një sëmundje me zhvillim të ngadaltë dhe shpesh të heshtur andaj thelbësore është sensibilizimi i komunitetit për njohjen e kësaj sëmundje.

Në videon e përgatitur nga Tv Aldi për diten botërore të diabetit mund të njoftoheni me këtë sëmundje: Cilat janë shenjat e diabetit, si diagnostifikohet, a mund të parandalohet dhe kush rrezikohet.

 

Related Articles

Back to top button