Lajme
Duke filluar nga dita e nesërme Zyra Për të Rinj është gati (Foto)

Në mungesë të hapsirave Zyra për të Rinj në Preshevë tashmë sa muaj nuk kishte mundësi për realizimin e aktiviteteve të parapara për të rinjët e Komunës së Preshevës, për shkak se këtë gjë ua pamundësoi Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) e cila ka uzurpuar zyrën për të rinj.
Mirëpo kjo zyre u detyrya të zhvendoset përkohësisht në hapsirat tjera të shtëpisë së kulturës “Abdullah Krashniaca”, ku dhe nga dita e nesërme do të fillojë punën në aktivitetet.
Përfaqësuesit e zyrës për të rinj kanë njoftuar se nga dita e nesërme zyrja është gati, ata gjithashtu kanë ftuar rinin duke i uruar mirëseardhje dhe çdo ide do të përkrahet nga Zyrja për të Rinj. Presheva.AL