Lajme

Erdogan: Vështirë ta dalloj se kush është më barbar, Hitleri apo Izraeli

Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan, ka thënë sot se e ka të vështirë të gjejë se kush është më barbar, Holokausti apo ofensivat ushtarake të Izraelit në Gaza.
Erdogan i ka bërë këto komente në një intervistë për një televizion izraelit “Channel 2”, transmeton Express.
Erdogani po jepte intervistë për një media izraelite pas më shumë se 10 viteve, kur u pyet për akuzat që ia kishte bërë qeverisë izraelite në vitin 2014, ku kishte thënë se barbarizmi i saj e tejkalonte atë të Hitlerit.
“Nuk e aprovoj atë që Hitleri e ka bërë, po nuk e aprovoj as atë që Izraeli e ka bërë,” ka thënë Erdogani, sipas një përkthimi nga AFP-ja.
“Kur bëhet fjalë për kaq shumë njerëz që po vdesin, nuk është me vend të pyesësh se kush është më barbar,” ka thënë ai.

Related Articles

Back to top button