Lajme
Presheva kërkon drejtësi për Astrit Deharin (Foto)
Edhe qytetarët e Presheves kanë bërë homazhe në nderim të Astrit Deharit, i cili ndërroi jetë në qendrën e paraburgimit në Prizren, në rrethana ende të pasqaruara.
Qytetarë të Preshevës kanë ndezur qirinj në sheshin e qytetit, afër objektit komunal për të shprehur indinjatën e tyre të thellë dhe njëherësh kanë kërkuar edhe drejtësi për shokun e tyre.
Edhe në shumë vende sot do të ndizen qirinjë dhe të bëhen homazhe si në Tiranë, Shkup e nëpër qytetet e Kosovës.
Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në varrezat e Zllatarit në Prishtinë.