Inatet politike 2012-2016, po dëmtojnë rënd buxhetin e komunës së Bujanocit
Përjashtimet nga puna përgjatë mandatit të kaluar, po i kushtojnë rënd qytetarëve të komunës së Bujanocit.
Është vet Partia për Veprim Demokratik në Bujanoc, e cila nëpërmjet një postimi ka njoftuar, që sot nga arka e komunës, janë kryer obligimet financiare ndaj punëtorëve të përjashtuar nga puna gjatë mandatit të Nagip Arifit, dhe ate në NP “Direkcioni për ndërtim” dhe “Shtëpia e shëndetit” në vlerë mbi 9 milionë dinarë. I tërë ky borxh, është manifestuar nga mandati i kaluar, ku punëtorët janë larguar nga puna në baza politike.
Ja edhe postimi i plotë i Partisë për Veprim Demokratik – Bujanoc:
Dëmshpërblimi me rreth 7.5 milion dinarë për punëtorët e larguar nga Direkcioni për Ndërtim dhe 1.7 milion dinarë për punëtorët e larguar nga Shtëpia e Shëndetit, është paguar sot nga Komuna e Bujanocit.
75.000 euro para të qytetarëve, është çmimi që po paguhen inatet politike të një udhëheqje të egër që u ushtrua më herët në komunën e Bujanocit.