Lajme

Investitori dhe kompania recikluese: Seriozitet apo ëndërr e fushatës parazgjedhore të PVD-së?

Paraqitja e investititorit italian anonim (Biznesmenët italian të gatshëm të investojnë në Preshevë) e postuar në Presheva.com në linkun http://www.presheva.com/postimi/54755  nuk shfaq seriozitet në opinonin e gjërë në Luginë.
Në mediat lokale nuk mund të gjeni informacione përveç se kompania e investitorit quhet “Kapa Engineering”.

Presheva.com në bazë të adresës së postuar nga kjo kompani, ka gjetë se Kapa Engineering nuk posedon as zyre, adresa e kësaj “kompanie” është një shtëpi private siç shihet me Google Maps.

kapaeng-1
Adresa e kompanisë

Webfaqja e tyre amatore e cila nuk të le përshtypje serioze nuk informon klientat pothuajse asgjë.

kapaeng
Portali i kompanisë

“Kompania” është e formuar në vitin 1998 dhe shet makineri ekologjike për trajtimin e çdo mbeturine. Askund nuk përmendet se kjo “kompani” është e angazhuar në themelimin dhe operimin e fabrikave për reciklim.

Prodhimi i makinave dhe operimi si kompani me këto makina nuk janë të njejta. Kundër investitorit flet edhe fakti ekonomik se Bilanci i kësaj ndërmarrje e cila pritet të themelohet është negative. Në munges të statistikave dhe numrave është shumë veshtirë për ta bërë një plan investitimi (kjo ta largon çdo investitor serioz).

Por sa për ta ilustruar se bilanci është negativ dhe se kjo kompani ekonomikisht nuk do të jetë e sukseshme i konsultojm statistikat e shteteve tjera si më poshtë:

Sëpari statistikat tregojnë se në Sektorin e Reciklimit (Waste Management) ka një tendence ku shtetet më të pasura krijojnë më shumë mbeturina minerale dhe ato shtëpiake (për kokë banori) se shtetet e varfura.

Mesatarisht sipas statistikave të vitit 2012 në Bashkimin Europian janë krijuar rreth 5 tonë mbeturina (minerale dhe shtëpiake) për banorë.

Analizuar mbeturinat shtëpiake shihet se Danimarka është në vendin e parë me rreth 801kg për banorë/vit, pastaj lista vazhdon me Zvicren 709kg, Gjermanijën 564kg, kurse në anën tjetër shtetet e Europës lindore krijojnë më pak mbeturina p.sh Çekia me 294 kg/banor.

Për ta kuptuar më mire punën e kësaj kompanije e cila thuhet se do të investoje në Preshevë duhet ditur se:

Trajtimi i mbeturinave bëhet në katër mënyra:
Deponim, Reciklim, Djegje dhe Kompostim.

Sa për krahasim shtetet më të zhvilluar në sektorin e Reciklimit Gjermanija reciklon rreth 264kg/banor në vitë, 200kg të mbeturinave djegen dhe 100kg tjera kompostohen. Deponimi i tyre është 0 kg pasi është e ndaluar me ligjë të deponohen mbeturinat shtepiake.

Zvicra reciklon 250kg, djeg rreth 350kg kurse komposton rreth 110kg të mbeturinave për banorë kurse si në Gjermani deponimi I këtyre mbeturinave është I ndaluar me ligjë. Në anën tjeter si krahasim Bullgaria me mbeturinat nga 468 kg per person I deponon 100% (reciklim 0%, djegje 0%, kompostim 0%).

Nga statistikat lartëpermendura mund të konkludojmë në hipotezen se në Luginë me rreth 80`000 banorë kemi 24`000 ton mbeturina për vitë (300kg për banorë). Nga këto mbeturina siç permendem më lart do të mund të reciklohen rreth 30%. Rezulojmë se kompanija e cila do të investojë në Luginë ka lënden përpunuese prej 8000 ton në vitë.

Nje shembull i thjeshtë i bilancit të kësaj kompanie.

Investim: 5.000.000 €

Të ardhurat vjetore: 8.000 tonë mbeturina të recikluara për treg * 100€ = 800.000€
Harxhimet vjetore: djegje e mbeturinave rreth 100€ për Tonë => 16.000 t * 100€ =1.600.000 €
Harxhimet vjetore në punëtorë: 50 punëtore nga 200€ = 120.000€
Harxhimet vjetore për prodhim: rreth 100.000€

Bilanci (negativ) => 800.000€ – 1.600.000 € – 120.000 € – 100.000€ = – 1.020.000€

Edhe ti marrim të gjitha të ardhurat optimiste dhe të themi se ka një fitim prej 80.000€ në vitë, re-zultojmë se nga shuma e investimit prej 5 mil. Kjo kompani ka një ROI (Return on Investment) të ulët prej 1.6%.

Për më shumë, lexoni statistikat: http://appsso.eurostat.ec.europa.eu/nui/submitViewTableAction.do

Related Articles

Back to top button