Lajme

Ja çka shikojnë taksapaguesit Preshevar me 30.000€ në TV Aldi

Siç i kemi informuar ditë më parë lexuesit tanë për skemën manipuluese me buxhetin e komunës nga TV Aldit, tani ju ofrojmë ekskluzivisht Kontratën e nënshkruar më 10.03.2016 në mes të Isuf Memetit drejtor i TV Aldi si dhe pushtetit të kaluar Fadil Azizi, drejtoriati për veprimtari shoqërore.

kontrata2016-01

Në Kontratën “Mbi bashkëfinancimin e projekteve në realizimin e interesit publik në fushën e informimit publik në territorin e Komunës së Preshevës për vitin 2016” në nenin dy janë të përfshira obligimet e TV Aldit ndaj taksapaguesve të komunës së Preshevës ku thuhet se shfrytëzuesi i mjetevë është detyruar ti shfrytëzoj mjetet për programet të cilat paraqesin arritje të rëndesishme në fushën e informimit të qytetarëve mbi mbrojtjen dhe zhvillimin e të drejtave të njeriut dhe demokracisë..»

kontrata2016-02

Nga kjo kontratë gjer më tani nuk është realizuar pothuajse asgjë.

TV Aldi përpos që ka dy emisone të karakterit «Talk» ata nuk kanë përfillur asnjë pikë të kontratës.

TV Aldi në bazë të kësaj kontrate nga buxheti komunal për vitin 2016 ka fituar 3.500.000 dinarë apo rreth 30.000 euro!

kontrata2016-033

Sa për ilustrim presheva.com ka bërë fotografi “screenshot” me orë nga «programi» i TV Aldit për të sqaruar edhe një herë se ky medium është duke i keqperdorur në këtë rast eklatant parat e taksapaguesve të Komunës së Preshevës.

Në programe ditore zakonisht TV ritransmeton programe të DigitALB si SuperSport, Shkencë dhe filma Aksion si dhe programim propagandisitik apo reklamave të Kompanive biznesore. /presheva.com/

kontrata2016-04

tvaldi-01tvaldi-02tvaldi-03tvaldi-04tvaldi-05tvaldi-06tvaldi-07tvaldi-08tvaldi-09tvaldi-10tvaldi-11tvaldi-12tvaldi-13tvaldi-14tvaldi-15tvaldi-16tvaldi-17tvaldi-18tvaldi-19tvaldi-20

Related Articles

Back to top button