Lajme

Ja e vërteta rreth investitorëve Italian për grumbullimin dhe reciklimin e mbeturinave në Preshevë

Një artikull i publikuar në rrjetin më të madh social Facebook, një ditë pas ardhjes së investitorëve Italian në Preshevë ka zbuluar të vërtetën rreth transfer stacionit për grumbullimin dhe Reciklimin e mbeturinave në rrethin e Pçinjës ku bëjnë pjesë komuna e Preshevës dhe Bujanocit.

Artikulli është shkruar nga redaksia e Televizionit Spektri dhe sqaron se si zv. kryetari i Komunës së Preshevëz z.Xhelal Mehmeti gjatë fushatës parazgjedhore ka premtuar se do ta sjell investitorin e huaj për ngritjen e pikës për grumbullimin dhe reciklimin e mbeturinave në Preshevë, por siç thuhet në artikull gjatë ditës së djeshme Investitorët Italian Xhelal Mehmeti i ka sjellur me duar në xhepa në Bujanoc duke shpresuar se do të arrijë ta kamuflojë premtimin fiktiv që e dha gjatë fushatës.

Artikullin e plotë mund ta lexoni më poshtë:

“Prej momentit kur ish kryetari i Fondit Humanitar i Kosovës Lindore Xhelal Memeti e shprehu interesimin të meret seriozisht me politikë në komunën e Preshevës, ne si Medium (Rtv Spektri) ia kemi dhënë përkrahjen dhe e kemi mbështetur pa rezervë, i besuam dhe ende vazhdojmë ti besojmë se do të kontriboje për të mirën e Luginës së Preshevës, por jo bllanko përkrahje, kurse manipulimet hiq se hiq nuk do të mundet të na shese :
1. Zv. kryetari komunës së Preshevës Xhelal Memeti edhe gjatë fushatës parazgjedhore kishte premtuar se do ta sjelle investitorin e huaj për ngritjen e pikës për grumbullimin dhe reciklimin e mbeturinave në Preshevë.
2. Gjatë ditës së djeshme Xhelali për këtë projekt i kishte sjellur Italjanët (me duar në xhepa) në Bujanoc duke shpresuar se do të arrije ta kamufloje premtimin fiktiv që e dha gjatë fushatës e që nuk mundi ta realizoje në Preshevë :

S.Q.A.R.I.M….
Në komunën e Bujanocit ka filluar realizimi i këtij Projekti gjatë vitit 2014, Projektin final (në letër) e ka finansuar në tërësi Organizata Ndërkombëtare PROGRES në vlerë prej 2 miljon dinarëve, Vlera e përgjithshme e finansimit për realizimin e të këtij Projekti në fazën e parë ka qenë e paraparë të kushtoje 72 miljon dinar, nga kjo vlerë e paraparë për fazën e parë, mjetet janë siguruar nga Trupi Koordinues, Ministria e Bujqësisë dhe ambientit hapësinor si dhe nga Buxheti komunal i Bujanocit.

Një pjesë e konsiderueshme e tokës për ndërtimin e Transfer Stacionit komunës së Bujanocit ju ka falur nga Sekcioni i ujërave të Serbisë.

Transfer Stacioni për grumbullimin dhe reciklimin e mbeturinave në Bujanoc është Repart përcjellës i Bazës kryesore METERIS nga Vranja e cila mbulon komplet rrethin e Pçinjës me 7 komuna duke e përfshirë edhe Bujanocin dhe Preshevën!

Ngadalsimin e qëllimshëm për realizimin e këtij Projekti (përkundër mjeteve finansiare të siguruara) kontribut të veçant ka dhënë personi i cili edhe ishte pjesë e takimit të djeshëm në përbërjen e kryetarit të komunës së Bujanocit Shaip Kamberi.

Inkuadrimi i zv. kryetarit të komunës së Preshevës Xhelal Memetit në këtë Projekt të filluar më parë në Bujanoc është tentim i tijë i kamuflimit dhe mbrojtjes nga premtimi i mos realizuar për komunën e Preshevës !

Detajet tjera rreth këtij manipulimi do ti japim në njërën nga kronikat e radhës.

Related Articles

Back to top button