Lajme

Joseph J. DioGuardi përmend edhe Preshevën në dokumentarin “Misteri Trump” (Video)

Tashmë dihet se president i ri i Shteteve të Bashkuara do të jetë Donald Trump, zgjedhja e tij në këtë post mërziti shum kë në Kosovë pasi që shumica prisnin një fitore të zonjës Hillary Clinton, një mike e madhe e Kosovës.

Dilema më e madhe është se a do ta vazhdojë të njejtën linjë Amerikane ndaj Kosovës edhe Presidenti Trump, a mund të ndodhë që pas kaq shumë vitesh Amerikanët ti ndërrojnë partenerët e tyre.

A do të jetë Kosova edhe më tutje në fokus të politikës së jashtme Amerikane, apo tashmë në shtëpinë e bardhë dhe departamentin Amerikan të shtetit të kemi njerëz që dijnë shumë pak për ne apo edhe më keq se mbajnë qëndrim jo-miqësor ndaj Kosovës.

Zona Express ka realizuar një dokumentar pikërisht për tiu përgjigjur këtyre pyetjeve në këtë dokumentar flet edhe Jozeph J. DioGuardi i cili tregoi se si ai kishte organizuar në vitin 2002 një takim me gjithë përfaqësuesit shqiptar nga Kosova Mali i Zi por edhe nga Presheva, se për çfarë bëhet fjalë ju ftojmë ta ndiqni dokumentarin më poshtë.

Por të kthehemi te ajo që ju sapo e thatë: A isha unë i frikësuar nëse Trump-i do të humbiste dhe Hillary do të fitonte?
Jo, ne asnjëherë nuk e kemi siguruar fuqinë tonë prej Departamentit të Shtetit. Departamenti i Shtetit ka qenë pro sllavëve përgjithmonë, nga fillimi.
Unë duhej ta ndryshoja këtë. Bile edhe senatori Biden kur ishte udhëheqës i Komitetit për Marrëdhënie me jashtë të Senatit, shikojeni në “Youtube”, shikojeni se si praktikisht i bërtas atij, më 1998, kur ai e kishte tërë propagandën nga “Tanjug”-u, “Borba”, “Politika” dhe unë i thosha, ti nuk i di faktet këtu. Ju jeni duke e dëgjuar mikrofonin e Boegradit një mikrofon që nuk e kanë shqiptarët. Shirley dhe unë jemi zëra ptë pavarur, ne po ju japim juve faktet. Iu deshën dy vjet atij që të vendosë, dhe më pas jemi takuar për darkë në vitin 2002, ku unë e solla popullin shqiptar E kishim aty Pjetër Arbnorin, Rufi Osmani, njerëz nga Presheva nga Mali i Zi, nga Kosova e kemi pasur Haradinajn.

Related Articles

Back to top button