Lajme

Kamberi: Situata e përgjithshme në Bujanoc, sikurse në mbarë Luginën e Preshevës, është e rendë

Kryetari i Bujanocit Shaip Kamberi ka shprehur pezmin e tij për sa i përket situatës në Bujanoc. Gjendja në rrethinën e Bujanocit, është e rëndë sipas tij. Ashtu sikurse në pjesët e tjera të Kosovës Lindore, mungesa e perspektivës për të rinjtë e atjeshëm, zbulon vetëm një shteg, atë të ikjes nga vendi.

“Situata e përgjithshme në Bujanoc, sikurse në mbarë Luginën e Preshevës, është e rendë. Diskriminimi shumëvjeçar shtetëror, i cili ndaj shqiptarëve është zbatuar në mënyrë sistematike dhe pazhvillueshmëria ekonomike po ndikojnë në largimin e të rinjve shqiptarë në drejtim të vendeve të Perëndimit.

Mosnjohja e diplomave të Kosovës për të rinjtë tanë po krijon gjendje të pashpresë. Fondet komunale janë të pamjaftueshme për të nxitur ndonjë investim më serioz në biznes, ndërkohë që shteti nuk ka kurrefarë programi zhvillimor për të ndihmuar komunat tona që janë me shkallë më të lartë të pazhvillueshmërisë.

Veç kësaj as Kosova as Shqipëria, deri më tani, nuk kanë ndihmuar me ndonjë investim të veçantë buxhetet tona të brishta.” – shprehet ai.

Related Articles

Back to top button