Kështu funksionon Sistemi manipulativ i TV Aldit! (dokument)
Drejtori i TV Aldi Isuf Mehmeti në një kumtesë të lëshuar për media ka reaguar ndaj kryetarit të komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi pasi ai në një intervistë në TV Presheva ka quajtur TV Aldi-n “Pseudotelevizion”.
Siç është i njohur opinioni i gjërë, drejtori i RTV Aldi-t herë pas here ka publikuar kumtesa ku publikisht ka kërkuar para nga tatimet e komunës së Preshevës për funksionim e këtij mediumit duke i nënçmuar mediat komunale si në komunikatën e botuar më parë duke cituar “RTP-ja dhe RTB-ja janë pak a shum miq të politikanëve në pushtet, të elitave sunduese në vend , ku gazetarët iu shërbejnë vetëm partive që e qeverin pushtetin lokal. ”
Në mars të vitit kaluar Redaksia e Tv Aldit ka kritikuar pushtetin e kaluar të Ragmi Mustafës përmes një leter të hapur me titullin “Shtypja dhe diskriminimi i mediave private nga ana e qeverisjes lokale në Preshevë” e publikuar në presheva.com ku ka fajësuar personalisht ish Kryetarin e Komunës për diskriminin e mediave private në Luginë.
Kurse në anën tjeter pasi pushteti PDSH, RD, BDL ka derdhur rreth 3.5 milionë dinarë (30.000 €) në xhirollogarinë e këtij mediumi është vërejtur politika redaktuese e cila kishte ndryshuar në favor të pushtetit. RTV Aldi ishte pothuajse sponzorues medial i Ragmi Mustafës, pasi ka transmetuar emisione të pa redaktuara me dhjetra orë të fushatës zgjedhore sidomos të PDSh-së. Realisht është vërejtur animi politik sidomos në intervistat e drejtorit të TV Aldi me ish kryetarin e komunës z.Ragmi Mustafa duke atakuar personalisht opozitën e atëhershme PVD, APN gjegësisht z.Shqiprim Arifin dhe z. Xhelal Mehmeti duke i quajtur si persona pa përvojë dhe se po bëjnë eksperimente më qytetaret e Preshevës. Në rastin e z.Shqiprim Arifit kryetarë i tanishem i komunës së Preshevës, drejtori Isuf Mehmeti ka hapur komplote të pabaza për aktivitetet dhe jetën e Arifit në Gjermani duke thënë se opinioni preshevarë dyshon për suksesin e tij ekonomik me kompaninë e tij.
Siç është vërejtur në këtë vitë edhe pse TV Aldi i ka fituar rreth 3.5 milionë dinarë (30.000 €) nga projekti i dorëzuar në pushtetin e atëhershem të Ragmi Mustafës. Ata nuk i kanë përfillur pothuajse asnjë pikë të nënshkruar në këtë kontratë. TV Aldi ka vite të tëra që nuk ka skemë programore, nuk ka transmetuar edicione të Lajme ashtu siç ishte projekti.
TV Aldi në radhët e stafit të tij ka të punësuar 1 gazetar dhe tre punëtorë, shumica e tyre jan familjarë pa kurrfarë kualifikimi adekuat profesional që i angazhon në pregaditjen e emisioneve aspak profesionale!
Tani është sistemuar aktivitetet e TV Aldi duke aluduar në “fjalën e lirë” si dhe “terrin informativ në Luginë“ duke publikuar kumtesa që ka për qëllim ti detyroj dhe të shtojë presionin mbi pushtetin lokal që të finansojnë këtë kompani private.
PDSH në deklaratën e saj të 29 prillit 2012, ka konstatuar se emisionet e TV Aldit nuk janë aspak profesionale duke pasë tendencë të diskriminimit duke konsideruar se stafi i saj janë aspak profesional dhe vijnë nga radhët e opozitës:
Deklarata e plotë:
TV Aldi është formuar në vitin 2006 nga Isuf Mehmeti, ish kryetarë i degës së PVD-së në Corroticë, dhe ka fituar liçensen e transmetimit për Televizionit dhe Radio në vitin 2008 nga organet republikane. Ai nga funksioni politik si kryetar i degës në Corroticë është tërhequr në fund të vitit 2015 me arsyetim se „..se detyra gazetarit kërkon të jetë apolitik“.
Ndërsa edhe pse ky medium posedon liçensen e transmetimit në valet e Radio-s, Drejtori i saj nuk e ka aktivizuar kurrë këtë studio përshkak se nuk kishte përfitime të mira dhe si e tillë ka shërbyer më shumë për mbledhjen e parave përmes “projekteve” të financuar ndërkombëtarët. Mos funksionimi i Radio Aldi-t gjë që nuk përfillet me kontraten, nuk është sanksionuar kurrë nga organet republikane. TV Aldi në çdo „Pseudokumtesë“ kërkon nga organet e pushtetit lokal drejtësi morale, gjë që është shumë e drejtë dhe me të pajtohen të gjitha mediat në Preshevë; por a thua a do të të jap drejtori i TV Aldit Isuf Mehmeti përgjegjësi morale dhe të ndalojë të keqpërdorë buxhetin e komunës në rastet eklatante që i pasqyruam? /presheva.com/