LajmeVideo

Kodi i veshjes në shkollat e mesme të Preshevës (Video)

Shkollë apo sfilatë mode, dëshira e të rinjëve për të përngjarë deri në detale bashkëmoshatarëve të tyre europian ka marrë përmasa të mëdha, emancimi i rinisë shqiptare po vihet re gjithnjë e më tepër me sjelljet e tyre botëkuptimin dhe sidomos në mënyrën e te veshurit. Kjo tendencë nxitet nga dëshira e brezave të sotëm për të qënë sa më shumë modernë, trendy dhe ekstravagantë.

Veshje provokative dhe mungesa e kodit të veshjes janë probleme që nisin që nga viti shkollor, të gjitha institucionet kanë një etikë të veshjes që duhet zbatuar mirëpo a po zbatohet ky kod i veshjes edhe në shkollat e mesme dhe fillore në Komunë të Preshevës.

Një dukuri negative që po ndodhë në institucionet shkollore të bie në sy veshja e nxënësve pikërisht femrat që vishen në mënyrë ekstravagante, provokative e me makiazhine tyre që nga një orë ia kushtojnë vetes pranë pasqyres.

Faji i bie edhe udhëheqësisë së shkollave të cilët nuk marrin masa disciplinore që ta ndalin këtë dukuri negative që nxënësit ti paisin me uniforma shkollore.

Me xhinse të grisura dhe me minifunde janë këto veshjet në shkollë të mesme që me këto veshje provokative hyjnë në klasë dhe zhvillojnë mësimin shkollor pa kurrfarë pengese.

Faji për të cilën e cekëm se i bie udhëheqësisë së shkollës këtë faj e bartin edhe prindërit e nxënësve që lejojnë fëmijët e tyre të dalin nga shtëpia më këso lloj veshje të modernuar e të shfrenuar.

Fatime Fazliu psikologe në shkollën e mesme teknike “Presheva” në Preshevë për Radio Televizionin Aldi nga ana e psikologjisë ka spjeguar në detaje në lidhje me kodin e etikës së veshjes në shkolla, si duhet vishur dhe pse duhet bartur uniforma dhe sa është e rëndësishme.

Ligji ka ndryshuar dhe ne nuk kemi ç’të bëjmë, e vetmja që na mbetet është që përmes këshillave ti ndihmojmë dhe ti vetdijësjomë nxënëset që janë në shkollë.

Kohrat kanë ndryshuar dhe gjenerata e sotme dëshirojnë që të jenë më të mirë andaj dhe ligji ka liruar, shprehet kështu Nexhmedin Veliu petagog në gjimnazin “Skenderbeu” në Preshevë

Related Articles

Back to top button