Lajme

Kryetari i komunës së Preshevës merr pjesë në “Samitin e parë të Diasporës shqiptare” (Foto)

Nën organizimin e Kryeministrisë përmes Ministrisë së jashtme të Republikës së Shqipërisë , këto ditë po mbahet Samiti i parë i Diasporës shqiptare, në të cilin janë grumbulluar përfaqësues të institucioneve të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare nga më se dyzet vende të ndryshme të botës.

Kryetari Arifi i kontekstualizuar me Diasporen shqiptare dhe si një shembull unik i kontrubutit të drejtpërdrejtë në qasjen politike, në një fjalë rasti e përshëndeti, si një nismë e mbarë me potencial të shumëfishtë, që duhet konkretizuar me rezultate konkrete në të ardhmen.

Per këtë kryetari Arifi propozoi që të caktohen prioritetet, ku me theks të veçantë, rëndësi më të madhe t’i jepet zhvillimit ekonomik, si parakusht për stabilitet social, ekonomik e politik.

Samiti në fjalë ka synim të mbetet tradicional dhe për vitin e ardhshëm , do të mbahet në Prishtinë.

shqiprim-arifi-samiti-i-diaspores-tirane-1

Related Articles

Back to top button