Opinione

Kur dhe nga kush do të duhej dekoruar kontributi i shqiptarëve të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës !?

Shkruan: Refik HASANI

Para pakë ditësh Presidenti i Republikës së Kosovës z.Hashim THAÇI, dekoroi mbi një qindë personalitete në Maqedoni me,,Urdhrin e Pavarësisë”. Po ashtu herë pas herë veçmas është dalluar Presidenti aktual i Republikës së Shqipërisë z.Bujar NISHANI, që ka dekoruar vetëm pak personalitete të shquara për kontribute të mëdha në luftën për çlirim dhe pavarësi të shtetit Shqiptarë e që vijn nga Krahina Shqiptare që përbën Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën. Asnjëher nga asnjë insitucion si që janë: Dy Parlamentet, dy Presidentët,dy Kryeminstrat edh dy Akademitë e Shkencës dhe Arteve,deri më tani nuk është shpallur një ceremoni për t’i dekoruar përsonalitete të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës.Kjo krahinë shqiptare i bjen sikur nuk ka kontribuar fare, në këtë drejtim prandaj nuk duhet shpallur qytetarë nderi, nuk duhet, ndonjë,si: falënderim, dekorat, mirënjohje të veqantë personalitetesh të shquara dhe figurave historike të dëshmuara të kombit nga jeta e kulturës, arsimit, shkencës, si dhe afaristë të njohur, të cilët kanë dhënë kontribut në formimin e shtetit të pavarur të Shqipërisë dhe Kosovës. Prishtina dhe Tirana zyrtare do të duhej dekoruar kontributi i shqiptarëve të Medvegjës, Bujanoci dhe Preshevës. Kjo do të duhej shpallur edhe përmes ceremonisë të veqantë një datë e caktuar që edhe kjo krahinë ka kontribur që sotë jan dy shtete. Prishtina dhe Tirana zyrtare duhet t’i përfaqësojnë të gjitha krahinat shqiptare dhe diasporën në gjith globin tokësor dhe kan obligim moral, kombëtar dhe institucional të shpërblejn sepse kemi bërë punën,angazhimin gjatë gjitha periudhave historike për një të ardhmë më të mirë të Kombit ton. Kur është data 28 Nëntori apo 17 shkurti, do të duhej dekoruar kontributi i shqiptarëve të Medvegjës, Bujanoci dhe Preshevës. Prishtina dhe Tirana zyrtare këto kan detyrim moral,institucional e kushtetues që të dekorojn dhe ta pranojn kontributin nga Krahina Shqiptare.Është edhe një simbolik dhe mbështetje e Referendumit të mbajtur me një dhe dy mars të vitit 1992,lufta e armatosur e UÇPMB-ës dhe Marrëveshja së Konçulit. Dy shtetet pavarësin,lirin e gëzojn në saje të sakrificës edhe të neve shqiptarëve nga e gjithë hapësira e kësaj krahine.Përveçë dekorimeve,mirënjohes këto dy qendra shqiptare do të duhej të bartin emërtime, nëpër institucione shkollore e publike, në muralet e dëshmorëve, të shesheve, rrugëve dhe bulevardeve, të bartin kuptime, vendbanime dhe me emra veprimtarësh, personalitetesh dhe figurave historike të dëshmuara të kombit.Në për qytete të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë do të duhej të vendosen buste lapidar dhe shtatore nga personalitete që e meritojnë, por që vijnë nga Medvegja, Bujanoci dhe Preshevës.Meritat e shumë dëshmorëve dhe përsonalittete në të gjitha fushata që kanë kontribura dhe sakrifikuar për lirin dhe pavarësinë e Kosovës dhe të Shqipëisë përveq Prishtinës dhe Tiranës nuk dijm nga kush do të duhej dekoruar!?

27 Nëntor 2016

Related Articles

Back to top button