Lajme

Lugina e Preshvës dëshiron vende të rezervuara në Kuvendin e Kosovës

Lëvizja “Vatra” kërkon nga institucionet e Kosovës që në Parlamentin e Kosovës të sigurohen vende të rezervuar për përfaqësuesit e Luginës së Preshevës.
“Ne Lëvizja “Vatra” kemi kërkuar edhe më herët por edhe tani ripërsërisim kërkesën tonë që në Parlamentin e Republikës së Kosovës të ketë vende të rezervuara për përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës”, thekson Lëvizja Vatra.

Lëvizja Vatra ka kërkuar që kjo çështje të diskutohet në debatin që është hapur për reformën zgjedhore tani nga Presidenti i Republikës së Kosovës.

Kështu është shprehur Fikri Mehmeti zëdhënësi i Lëvizjes Qytetare Vatra, sipas të cilit, duke e pas parasysh gjendjen e rëndë diskriminuese me të cilën ballafaqohen qytetarët luginas që jetojnë në Kosovë, të garantohet përfaqësimi i qytetarëve të dëbuar përmes zërit-përfaqësuesve të tyre brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Vende të rezervuara u jepen komuniteteve me nga 200 anëtarë, ndërsa mijëra qytetarë luginas nuk e gëzojnë këtë të drejtë të kenë përfaqësues të tyre në Parlament. Edhe pse mbi 70.000 qytetarë që jetojnë në luginë, mbi 20.000 refugjatë që 16 vite jetojnë në Kosovë, 6000 prej tyre pa dokument identiteti, pa mundësi studimi, pa punësim, (as të regjistrohen në entin për punësim) me gjendje të rëndë ekonomike, pa asnjë përfaqësues në institucionet e vendit, meritojnë t’ju garantohen vendet, aty ku zëri i tyre do të jetë i pranishëm, pra brenda Parlamentit të Republikës së Kosovës”, ka thënë Fikri Mehmeti, zëdhënës i Vatrës.

Related Articles

Back to top button