LajmeVideo

Mbahet mbledhja e 15-të e këshillit komunal të Preshevës (Video)

Për 15-të herë me rradhë mblidhet ekzekutivi kryetari i komunës së Preshevës z. Shqiprim Arifi ka thirrur për sot mbledhjen e rradhës të këshillit komunal ku të pranishëm ishin të gjithë antarët, gjatë kësj mbledhje u diskutuan dhe u miratuan pesë piak të rendit të ditës

1.Shqyrtimi dhe miratimi propozim vendimi mbi përcaktimin e çmimeve mesatare të metrit katror të së pandushmës përkatëse për përcaktimin e tatimit në pronë për vitin 2017 në teritorin e Komunës së Preshevës.

2. Shqyrtimi i ankesës së “Dan Plus Internacional” Novi sad me aktvendimin të administratës komunale Komuna e Preshevës drejtorati për përcaktimin dhe pagesën e të hyrave publike.

3.  Shqyrtimi dhe miratimi propozim vendimi mbi kompenzimin për mbrojtjen dhe përparimit të mjedisit jetësor në Komunën e Preshevës.

4. Shqyrtimi dhe propozimi të grupit të punës lidhur me kërkesat e qytetarëve, rregullimin e infrastrukturës.

5. Shqyrtimi i kërkesave të qytetarëve

Në këtë mbledhje po ashtu u shqyrtuan edhe kërkesat të qytetarëve drejtuar këshillit komunal, ku disa u shqyrtuan e disa u refuzuan. /Presheva.AL/

Related Articles

Back to top button