Qendra për Arsim në Preshevë “CFE” po realizon projektin e saj lidhur me përsosjen dhe zhvillimin profesional të edukatoreve që punojnë në Entin parashkollor në Preshevë e Bujanocë.
Ky projekt është mbështetur nga OSBE dhe po implementohet nga CFE në Preshevë.
Ky program është kryesisht për mësimdhënësit shqiptar. Faza e parë e projektiti ka mbaruar sot ku 40 edukatore nga Presheva e Bujanoca kanë ndjekur trajnimin me temë “Bashkëpunimi i edukatoreve me prindërit”.
Pjesa tjetër e programit do të zhvillohet pas dy javëve me mësimdhënësit e ciklit të ulët.
Kjo është hera e parë që organizohen tek ne trajnime e seminare të këtij niveli në gjuhen shqipe.