Lajme

Mbi 11 milionë vizitorë në Prekaz

alimi i viteve, që nga përfundimi i luftës, nuk e ka zbehur dëshirën për ta vizituar vendin prej ku ka nisur liria e Kosovës.

Kompleksin memorial “Adem Jashari” vetëm këtë vit e kanë vizituar 400 mijë veta, përderisa numri i vizitorëve që nga paslufta kalon shifrën prej 11 milionësh.

Shkojnë me dhjetëra herë, por emocionet asnjëherë nuk u zvogëlohen. Kjo për faktin se qytetarët shprehin ndjenjat e njëjta kur vizitojnë kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, vend ky i shndërruar tanimë në Mekën dhe Jerusalemin e shqiptarëve.

Kompleksin memorial “Adem Jashari” nuk kalon asnjë ditë pa u vizituar nga qytetarë të shumtë që e bëjnë vendin me të vizituar në Kosovë.

“Vetëm këtë vit kemi pasur mbi 400 mijë vizitorë”, thotë për “Zërin” ciceroni Ilaz Halimi, teksa kujton se të gjithë vizitorët shprehin emocionet sikurse të ishin për herë të parë në Prekaz, edhe pse mund të jetë e disata herë që shkojnë për t’u përkulur para varrit të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij për sakrificën e bërë për liri.

“Vizitorë kemi mjaft, të gjithë vijnë me emocione të veçanta edhe nëse ka qenë me dhjetëra herë. Sa herë që vijnë, sipas mendimeve të vizitorëve, ata e kanë ndjenjën e veçantë”, kujton ciceroni Halimi.

Related Articles

Back to top button