Mbulesa i nxjerr probleme mësimdhënëses, ajo thotë se po i bëhen qëllimshëm (VIDEO)
Është salla e arsimtarëve, por asnjë prej tyre nuk gjendet në tubim.
Janë prindërit e nxënësve të shkollës fillore “ Visar Krasniqi” në Drenoc të Malishevës, që diskutuan për një hall që e kanë me mësimdhënësen e matematikës në këtë institucion arsimor, njofton Klan Kosova.
Për ta po del të jetë problem mbulesa e arsimtares Fatmire Bujupi, dhe frika se ajo do mbajë ligjërata për fe në orën e mësimit. Në këtë situatë, e cila dikë po e bënë me lot, fëmijët ka dy ditë që nuk vijnë në shkollë.
Bile njëri prej tyre tregon edhe se çfarë i tha mbesa e tij kur e ka parë arsimtaren për herë të parë.
Vetë Arsimtarja, Fatmire Bujupi , po thotë se po i bëhet e padrejtë nga nxënësit e prindërit, pasi ajo ligjëron lëndën e saj si të tjerë mësimdhënës. Kjo pretendon se është qëllimi që të sjellet një mësues tjetër këtu, e jo puna e shamisë.
Kronikë nga Mejreme Gashi.