Me komedinë , “Mejhane” u hap edicioni i trembëdhjetë i Festivalit Ditët e Komedisë Shqiptare Presheva 2016
Muaji nëntor sjell festivalin Ditët e Komedisë shqiptare në Preshevë. Për trembëdhjetë vite me radhe ky eveniment kulturor mbledh teatrot e trojeve shqiptare në qytetin e Preshevës. Pikërisht sonte me date 7 nëntor fillon dhe nata e pare e këtij Festivali,sipas drejtorit të Shtëpisë së Kulturës Abdulla Krashnica në Preshevë z.Mendurim Presheva gjithçka është gati për të filluar sonte ky edicion,I gjithë stafi I këtij evenimenti kulturor është duke u kujdesur për çdo detaj,në mënyrë që të eci mbare ky edicion I trembëdhjetë ka shtuar mes tjerash drejtori në fjalë.
Afeida Borici thotë se pas një pune dy mujore,tani është gjithçka gati. Afeida Boriçi përveç që është marrë me punët e organizimit të këtij festivali,ajo është dhe regjisore e shfaqjes Skicuesi e cila to të prezantoj ShK Abdulla Krashnica,dhe do të shfaqet natën e fundit. Sonte me fillim prej ora 19-30 do të shpallet i hapur edicioni i trembëdhjetë i Festivalit Ditët e Komedisë shqiptare Presheva 2016. Në këtë edicion do të marrin pjesë teatrot nga Mitrovica,Korça,Prishtina dhe Gjakova.