Organizata për siguri dhe bashkëpunim europian në Serbi ka shfaqur interesim për Radio Televizionin Presheva.
Në këtë rast departamenti për media pranë OSBE-së sot janë takuar me kryetarin e Preshevës Shqiprim Arifi drejtorin e RTV Presheva Shenur Jahiu dhe kryeshefin për veprimtari shoqrore Isa Sejdiu.
Gjatë këtij takimi temë kryesore ka qenë RTV PResheva dhe statusi juridik, palët janë akorduar që RTV Presheva është një medium që pasqyron aktualitetet dhe ngjarjet kryesore në Luginë, duke përcjell tek shikuesit një skemë programore në të gjitha lëmit.
Ndërkaq gjatë këtij takimi drejtori i RTV Preshevës Shenur Jahiu zyrtarët e OSBE-së i ka njoftuar mbi gjendjen aktuale mbi këtë medium duke potencuar që RTV Presheva është burimi i vetëm i informativ i qytetarëve shqiptarë duke nisur nga edicionet e lajmeve dhe programet me karakter edukativo-arsimor.
Jahiu gjithashtu ka marrë përkrahjen e pushteti lokal dhe përfaqësuesve të OSBE-së për funksionimin e RTV Preshevës dhe zgjidhjen njëher e përgjithmonë të statusit juridik.
RTV Presheva është mediumi i parë në Luginë të Preshevës dhe për gjatë viteve deri më sot vazhdon me misionin e saj në informim të drejtë dhe të sakt për të gjithë qytetarët e Luginës.
Megjithatë ligji i ri mbi privatëzimin e mediave ka çrregulluar funksionimin e këtij mediumi, por stafi dhe punëtorët pavarësisht kësaj problematike sidomos financiare po vazhdojnë misionin e tyre me shpresë se ky televizion do ti mbijetoj edhe kësaj sfide.
Në anën tjetër qytetarët shqiptar në faturat e energjisë elektrike vazhdojnë të paguajnë për RTS-në edhe pse nuk flitet asnjë fjalë në gjuhën shqipe.