Lajme

Pajaziti, nuk ka përbërje të re në Këshillin Nacional

Pas informacioneve se në ndërtesën e Këshillit Kombëtarë Shqiptarë, kryetari i këtij institucioni , Jonuz Musliu është konfrontuar me punëtorin e KNSH njëherit ish kryetarin Galip Beqiri, me arsyen se KNSH do të ketë përbërje të re, ka reaguar ish shefi i kabinetit të Nagip Arifit, nismëtari i Alternativës Arbër Pajaziti.

Pajaziti i cili është anëtarë i Këshillit Nacional në rrjetin social facebook ka demantuar se bëhet fjalë për ndryshimin e përbërjes së KNSH.

Ai bashkë me Edmond Isufin, gjithashtu pjesë e këshillit kombëtarë, ditë më parë kanë kofirmuar largimin nga PD dhe formimin e APN-ës në Bujanoc.

Me këtë rast vet akterët e PVD dhe APN ka konfirmuar se do të marrin udhëheqjen e Këshillit Kombëtarë Shqiptarë , duke lënë jasht LPD e Jonuz Musliut, e duke rikthyer në vend të tij Galip Beqirin.
Ja reagimi i Arbër Pajazitit:

Në KNSH nuk është krijuar asnjë shumicë e re, asnjë ndryshim në koalicion.
Nëse dikush nuk ka mundur të përmbahet ose ka rënë në ndonjë provokim, ajo është çështje tjetër.
Mediat duhet të marrin prononcimin e personave në fjalë e pastaj te shkruajnë, në mënyrë që opinioni të informohet drejtë dhe saktë.

Related Articles

Back to top button