Lajme

Për një jetë mesatare duhen 1000 euro!

Për një familje treantarëshe në Serbi pa një jetë luksoze duhet një shumë e madhe e të hollave, dhe kur të llogariten marrjet dhe harxhimet, shihet qartë se harxhimet janë shumë më të mëdha se sa buxheti që e marrim në muaj.

Sipas llogaritjeve të fundit, në një banesë prej 60 metra katrorë, vetura, pushimet verore… mesatarisht duhen rreth 115.000 dinarë në muaj apo rreth 1000 euro.

Andaj, për një jetë luksoze duhen më shumë se sa merr një familje tre antarëshe.

Shporta mesatare harxhuese për një familje tre antarëshe në Serbi është rreth 68.000 dinarë, dhe kjo nënkupton blerjet si ushqime, pije, rroba, kulturë, shkollim, argëtim, rrugë, komunikim…

Në Luginë të Preshevës papunësia është rreth 70% dhe llogaritet si regjioni më i varfër në Serbi.

Related Articles

Back to top button