Pija që i thotë lamtumirë pagjumësisë!
Gjumi është një ndër proceset jetësore të njeriut. Ai është shumë i rëndësishëm për ne dhe për mirëfunksionimin e trupit tonë, por jo vetëm.
Në mungesë të gjumit ju do të ndjeheni më pak energjik, do të jeni gjithmonë të lodhur. Nëse vuani nga pagjumësia, trupi juaj do të ketë një sërë çrregullimesh, të cilat shtojnë mundësitë për tu prekur nga shumë sëmundje si, hipertensioni, depresioni etj, sëmundje të cilat kanë pasoja fatale për shëndetin.
Studiues të ndryshëm kanë hedhur hipoteza të ndryshme në lidhje me pagjumësinë, dhe pse jo kanë rekomanduar një sërë ilaçesh për ta luftuar atë. Por, së fundi është gjetur një pije interesante dhe shumë e lehtë në përgatitje për tëpasur një gjumë të mirë. Pijen mund ta përgatisni në kushte shtëpie dhe me vetëm tre përbërës:
Përbërësit:
- 1 banane
- pak kanellë
- 1 tenxhere të vogël me ujë
Si ta përgatisim…
Hiqni skajet e bananes dhe vendosini në ujë. Lëreni ujin derisa të vlojë për 10 minuta. Pastaj, nëpërmjet kullesës hidheni në një gotë të madhe. Së fundi, shtojini kanellë. Pijeni këtë lëng një orë para se të shkni në shtrat dhe thoni lamturmirë pagjumësisë.