Presheva, Kosova, Maqedonia, Mali i zi bashkohen të parat Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon (Foto)
Me një nismë të përbashkët 5 kryetarët e komunave nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Presheves që drejtohen nga shqiptarë, i janë bashkuar të parat Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon.
Dje kemi qenë në një takim të veçantë të gjithë të pestë kryetarët e komunave ku kemi diskutuar mbi mundësitë e bashkëpunimit, por edhe shkëmbimit të përvojave më të mira për zhvillimin dhe mirëqenien e faktorit shqiptar në qytetet ku drejtojmë.
Kjo Konferencë e Unionit që u mbajt dje dhe sot do të mundësoj shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave më të mira.
Siç e ceku edhe vet nikoqiri i kësaj konference, z. Erion Veliaj, ky nuk është një projekt nacionalist, siç mund të komentohet nga dikush, ky në fakt është një projekt praktik, një mënyrë fantastike që të jemi në Tiranë, 5 komunat kryesore. Fati i Shqipërisë është se rrethohet nga shqiptarë të tjerë, ndaj dhe besoj se është shumë e rëndësishme që të mësojmë nga njeri tjetri. Ajo që po funksionon mirë në Prishtinë ose në Tetovë, ose në Ulqin, ose në Preshevë dhe çfarë Tirana mund të mësojë, por edhe mund të japë në shkëmbim.
Dita e djeshme ishte kryesisht një ditë ndaj vizitash në Tiranë, për të parë disa nga projektet aktive, siç është sheshi “Skënderbej”, këndi i lojërave, mënyra se si po koncepton Tirana stadiumin e ri dhe shumë prej projekte tjera gjigande të Tiranës.
Këtu bëhet fjalë për një nismë që do të avancojë kauzën e shqiptarëve në mbarë rajonin, duke i ofruar qeverisje më të mirë lokale, shërbime më të mira, zgjidhje më të mira për jetesën në komunitet, cilësi më të mirë në të gjitha faktorët e jetës që preken nga puna e bashkisë. Këto nuk kanë ngjyrë dhe përkatësi partiake. Rruga është rrugë, si në Tiranë, si në Prishtinë, shkolla është shkollë, si në Tetovë ashtu edhe ne komunat tjera, një kopsht është një kopsht, si në Preshevë ashtu edhe në komunat tjera, dhe një infrastrukturë moderne dhe pastrimi i qytetit është e njëjta vlerë dhe shihet me rëndësi , si në Ulqin ashtu edhe në komunat tjera. Andaj , delegacionet nga 5 komunat dhanë pikëpamjet e tyre për çështjet e urbanizimit, investimeve të reja ekonomike, inovacioneve, metodat për mbrojtjen e mjedisit dhe transportit urban, ku secila do të marrë me vete përvojat e shkëmbyera dhe të implementohen në komunat përkatëse.
Në fund të kësaj konference, bashkitë dhe komunat që janë pjesë e këtij Unioni firmosëm edhe një platformë me 5 pika bashkëpunimi, që kanë të bëjnë me fusha të ndjeshme për jetën e qytetarëve, siç është urbanistika, mjedisi, zhvillimi ekonomik, kultura dhe inovacioni.
Ky është hapi i parë i krijimit të rrjetit të kryetarëve të bashkive dhe komunave të të gjitha qyteteve të rajonit që drejtohen nga shqiptarët.