Presheva ndërmjetësuese mes Serbisë dhe Shqipërisë
Kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi në një bisedë me të përditshmen “Novosti” ka thënë se ai beson në të ardhme në Luginë të Preshevës.
Sipas fjalëve të parit të komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, Presheva është një lidhje ndërmjet qeverisë së Shqipërisë dhe Serbisë.
Arifi ka thënë se mundësitë politike deri më tani në komunën e “mbyllur” kanë ndryshuar dhe është shumë me rëndësi bashkëpunimi me përfaqësuesit shtetëror. Megjithatë deri të zgjidhja e disa problemeve mundë të vijë vetëm nga bashkëpunimi i Shqipërisë dhe Serbisë, dhe ne kemi këtë potencial që bashkon dhe njëkohsisht paraqet një urë mes dy vendeve”.
Sipas kryetarit Arifi, problem i librave në gjuhën shqipe është zgjidhur në mënyrën më të mirë në takimin e realizuar mes përfaqësuesve shqiptar nga Lugina dhe kryeministrit Rama – Vuçiq.
“Jam i sigurt që do të zgjidhet problemi i librave deri në fillimin e vitit të ri shkollor” si dhe pret nga qeveria që të zgjidh problemin e gjyqit në Preshevë.
Është i rëndësishëm integrimi i shqiptarëve nëpër institucione shtetërore dhe për këtë është i rëndësishëm bashkëpunimi me përfaqësuesit e vetëqeverisjes”, është shprehur Shqiprim Arifi.