Thaçi zotohet se do të shqyrtojë mundësinë e krijimit të fodnit për zhvillim ekonomik në Luginë të Preshevës
Gjatë ditës së sotme, kryetarja e Kuvendit Komunal të Preshevës znj.Ardita Sinani me ftesë të presidentit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi mori pjesë në takimin i cili u zhvillua në zyren e Presidencës së Kosovës.
Në këtë takim prezent ishin edhe kryetari i komunës së Bujanocit, z.Shaip Kamberi dhe kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, z.Jonuz Musliu.
Temë e këtij takimi ishte gjendja aktuale shumë e vështirë ekonomike e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Për këtë presidenti Thaçi u zotua se do të shqyrtoj mundësinë e krijimit të një fondi për zhvillim ekonomik përmes të cilit Lugina e Preshevës do të konkuronte me projekte në ministritë e Republikës së Kosovës. Si ide për tërheqjen e mjeteve për realizimin e këtyre projekteve u shqyrtua mundësia e një bashkëpunimi me komunën e Gjilanit, që do të ishte një mundësi më e lehtë që përmes kësaj komune të bëhet tërheqja e mjeteve finansiare.
Gjithashtu temë e ndieshme e cila u diskutua në këtë takim të rëndësishëm ishte edhe problematika me të cilën po përballen të diplomuarit e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës në univerzitetet e Kosovës sa i përket nostrifikimit të diplomave.
Delagacioni nga Lugina e Preshevës nga presidenti Thaçi mori premtimin se për marrëveshjet e nënshkruara në bisedimet Kosovë – Serbi, posaçërisht për temat që prekin direkt interesin e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, do të insistohet në Bruksel që Serbia t’i implementojë sa më shpejtë që është e mundshme.
Preshevë, 02.11.2016
Qendra për Informim e PVD – së.