Rama përgëzon Riza Halimin për qasjen e tij politike në Luginë
Sot ka filluar me punë Samiti i Disaporës Shqiptare në Tiranë si kryeqiteti i të gjithë shqiptarëve me qëllimin e fillimit të një rruge të re komunikimi e ndërveprimi mes shtetit shqiptar dhe shqiptarëve ku do që gjinden për të përmirësuar në vazhdimësi jetën e shqiptarëve dhe kujdesin e shtetit amë. Në këtë samit marrin pjesë më shumë se 1000 përfaqësues, ndër ta janë të ftuar edhe ish deputeti Riza Halimi, zv.i kryetari i Preshevës Xhelal Mehmeti.
Në pjesën e rezervuar për pyetje dhe përgjegje ku parashtroi pyetje edhe Riza Halimi, ku kryeministri Rama gjeti kohën të shpreh fjalë vlerësuese:
“Duke shpreh falenderim dhe mirënjohje publike për punën e palodhshme të Riza Halimit për harmonizimin dhe konstruktivitetin në politikbërjen shumëvjeçare me qëllim të mbrojtjes dhe ruajtjes së interesave shqiptare në Luginë”.
Kryeministri Rama shtoi:
“Implementimi i disa marrëveshjeve të arritura deri më tani mes Shqipërisë dhe Serbisë, po neglizhohen si pasojë e burokracisë së madhe të shtetit serb por duke qenë optimist se ekziston disponimi i një fryme bashkëpunuese nga ana e Serbisë kohëve të fundit dhe se shteti Shqiptar përmes komunukimit të rregullt me qeverinë e Serbisë po punon ngusht në zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës një nga një.”