Realizohet me sukses projektit i ngritjes profesionale për mësimdhënësit e shkollave shqipe në Preshevë e Bujanoc (Video)
Është realizuar me sukses faza e dytë e projektit të ngritjes profesionale për mësimdhënësit e shkollave shqipe në Preshevë e Bujanoc. Gjatë datës 19-20 nëntor 2016 mbaroi edhe trajnimi me mësimdhënësit e ciklit të ulët që ishin nga dy komunat.
Nexhat Agushi si koordinator i këtij projekti në kuadër të CFE-së shprehet i kënaqur nga pjesmarrja e mësimdhënësve, bashkëpunimi i shkollave, performancën e trajnerëve-ligjeruesve dhe angazhimin aktiv të pjesmarësve.
Të gjithë pjesmaresit do të paisen me certifikata për vijimin e këtij seminari që si temë parimore kishte trajtimin e fushës së problematikës së fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe perfshierja e tyre në shkollat e rregullta – Inkluzioni.
Projekte të ngjajshme do të vazhdojn edhe në të ardhmen ku do të përfshihen jo vetëm mësimdhënësit.