Lajme

Rruga për fshatin Strezoc – Gerajt, shëndërrohet në deponi të egër mbeturinash (Video)

Rruga që shpie në drejtim të fshatit Strezoc dhe pjesës së epërme të fshatit Geraj, përgjat kësaj rruge janë hedhur mbeturina të ndryshme duke e shëndërruar këtë pjesë në deponi të egër edhe për kundër faktit se një pjesë e banorëve të kësaj pjese herë pas here e kanë pastruar këtë hapsirë.

Duke kaluar përgjatë kësaj rruge mund të gjesh mbeturina nga më të ndryshmet, por në këtë deponi të egër qytetarë të pandërgjegjshëm kanë hedhur edhe materiale të forta.

Gjendje e njejtë është edhe me gjendjen e lumit që derdhet në Moravicë ku aty gjendja është edhe më alarmante pasi që gjatë stinës së verës mund të vie edhe deri tek ndonjë epidemi.

Mbeturinat mund të shihen edhe për gjatë magjistrales së vjetër ku erërat i kanë bartur ato edhe nëpër pronat private dhe arat e punuara.

Kjo është pasqyra e një vendi ku një pjesë e vogël e banorëve të pandërgjegjshëm njullosin këto dy vendbanime./ Rtv Presheva/

Related Articles

Back to top button