LajmeShëndetësi

Shkolla e mesme teknike me fushatë senzibilizuese “Presheva jo duhanit” (Foto)

T’i thuash “Jo duhanit!” ndër shqiptarë, nuk është një urdhër që mund gjejë zbatim lehtë, nëse marrim parasysh faktin se jemi një popull me mentalitet të fortë duhanpirës dhe në rënditjen europiane rradhitemi të dytët për pirjen e duhanit, menjëherë pas turqve që kryesojnë listën.

Një fushatë sensibilizuese, e nisur në 14 nentore të këtij viti, me iniciativën e nxënësve të shkollës së mesme teknike “Presheva” në Preshevë profili i mjekësisë në bashkëpunim me Zyrën për të rinj me mbështetjen e profesroëve, synonte rritjen e shkallës së ndërgjegjësimit për shokët dhe shoqet e tyre, kundër pirjes së duhanit.

Gjatë aksionit janë shpërndarë fletushka dhe këshilla se si të heqin dorë nga duhani.

Sipas të dhënave një numër i konsiderueshëm i nxënësve janë konsumues të duhanit,që më pas rezulton me ikje nga orët e qëndrimit nëpër skuta. Shumica prej tyre duhanin e mësojnë nën pretekstin se tani janë bërë burrë ose me konceptin, se nëse konsumon duhan je në trend rinorë.

Related Articles

Back to top button