Lajme
Shqiprim Arifi, Shpend Ahmeti, Nazif Cungu vizitojnë bunkerin e Enver Hoxhës (Foto)
Kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi së bashku me Kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmetin dhe kryetarin e Komunës së Ulqinit Nazif Cungu së bashku me dy nënkryetarët e bashkisë Tiranë Arbjan Mazniku dhe Abaz Hado sot pasdite kanë vizituar bunkerin e Enver Hoxhës, tani me emrin e artistik “BUNK’ART” raporton Presheva.AL
Ky bunker ishte një projekt gjigant me pesë kate nëntokë, i ndërtuar gjatë viteve ’70 të shekullit të kaluar. Ka 106 dhoma dhe do të shërbente për raste lufte, për strehimin e byrosë politike të Shqipërisë.
Në përbërjen e tij ka apartamente, zyra, salla e madhe ku mblidhej Shtabi i Përgjithshëm, madje edhe Kuvendi popullor. Presheva.AL