Si të largoni disa kile nga dieta me limon
Dëshironi t’i humbni kilet e tepruara dhe të fitoni një formim perfekt të trupit që me kënaqësi doni ta tregoni në veshje të ngushta? Nuk është problem. Duhet të ndiqni vetëm shtatë hapa dhe ta pasuroni ushqimin me shumë limon. Çdo mëngjes pini lëng të freskët të limonit me ujë.
Ajo të ndihmon dhe në përshpejtimin e metabolizmit. Duhet të shmangni alkoolin dhe lëngjet me shumë sheqer, ndërsa konsumimin e kafesë dhe çajit zvogëlojeni disi në minimum.
Gjatë kësaj diete mund të konsumoni çdo gjë që hani zakonisht dhe nuk ju duhet t’i numëroni kaloritë. Në këtë dietë ju lejohen kaloritë, çokollatat dhe akulloret.
Vetëm për një gjë duhet të kujdeseni që të paktën në një ngrënie të ketë limon. Duke e kombinuar këtë dietë me 30-minuta ushtrim për çdo ditë, do të ndiheni më të shëndetshëm pas një jave, ndërsa pas dy javëve humbja e kileve do të jetë e dukshme. Me pak vullnet dhe jeni të përsosur!