Skandali i radhës: 125.000 dinar për vaj motorik, avullohen edhe paratë edhe vaji
Në Ndërmarrjen Publike Komunalia në Bujanoc parregullsit nuk kanë të ndalur, të paktën kështu pohojnë punëtorët e kesaj ndërmarrje e cila dita ditës po thellohet në borxhe, e që ndoshta një ditë do ti duhej të përsëritet fati i kohë më parë kur punëtorët ngelën pa paga mujore.
Kjo ndërmarrje qysh tash është në disa qindmra mijëra dinarë në borxhe sa i përket rrymës elektrike të cilën e ka pa paguar, por çështjet tjera finansiare udhëheqësia e kësaj ndërmarrje është duke i ruajtur si “TOP SECRET” përveç atyre që po u shpëtojnë nga duart.
Pas skandalit të argumentuar për mëditjen megalomane e cila kap shumën e tri pagave mujore, vjen edhe, siç thonë vet punëtorët skandali i radhës, avullimi i 125 mij dinarëve së bashku me vajin motorik, i cili me dokumente është blerë në një kompani vendore por që nuk gjendet askund në ndërmarrje.
Sipas punëtorëve të kësaj ndërmarrje, përpos keqpërdorimeve dhe dënimeve të vazhdueshme ndaj punetoreve shqipetare Adem Hasani vazhdon edhe me pagesa të dyshimta të cilat po e dëmtojnë buxhetin e Komunalisë i cili mbushet nga xhepat e taksapaguesve.
Punëtorë të cilët dëshirojnë të mbesin anonim për shkaqe sigurie, thonë se drejtori përpos që harxhon mjetet e kesaj ndërmarrje në darka, dreka dhe kafe ka vendosur që këto mjete ti shpenzojë në xhep të ndokujt. “Drejtori Adem Hasani ka vendosur kinse në vlerë prej 125.000 dinarë të blejë vaj motorik tëk pompa “Agimi” mirëpo çka është e çuditshme këtu, është se vaji ka avulluar bashkë me paratë e avulluara. vlenë të bëhet pyetja se ku shkuan këto para dhe ku shkoj vaji i kërkuar” thotë njëri nga punëtorët i cili është mirë i njoftuar me ngjarje.
Ditë ma parë punëtorët e kësaj ndërmarrje arritën të zbardhin rastin e mëditjes megalomane që e nënshkroi drejtori i kësja ndërmarrje prej 60,592.000 dinare që shkuan në xhep të Semi Aliut, pa kryer asnjë punë shtesë e as që ka ndonjë mëditje në këtë shumë sipas ligjeve të aplikueshme në republikën e Sërbisë./LajmiAL/