Lajme
Sot është “Dita e preshit” ja në cilin vend të Maqedonisë manifestohet
Në fshatin Gradashorci në Komunën e Vasilevës sot për të nëntën herë do të mbahet manifestimi “Dita e preshit”.
Ngjarjen, e cila u shndërrua në traditë, do ta hapë zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Vanço Kostadinovski.
Manifestimi ka për qëllim mbështetjen e biznesit vendor dhe zhvillimin e turizmit rural. Pjesë përbërëse nga shënimi i ditës së preshit është edhe degustimi i specialiteteve të përgatitura nga kjo perime nga amviset e Gradoshorcit.