Lajme

Sot pushim në institucionet shtetrore, festohet dita e armëpushimit të luftës së parë botrore

Në bazë të ligjit për festat shtetërore në Serbi, 11 nëntori është ditë pushimi. Kjo festë publike në Serbi egziston që nga vitit 2012, transmeton Presheva.AL

Dita e armëpushimit është një ditë që konsiderohet edhe si kapitullimi i Gjermanisë në luftën e parë botërore në vitin 1918.

Pas negociatave të fshehta që janë zhvilluar në një vagon treni në pyjet e Kompijenjit në Francë, në këtë ditë fuqitë aleate firmosën një armëpushim me Gjermanin, e cila i dha fund Luftës së Parë Botërore.

Kushtet e atij dokumenti, i cili ishte shkruar kryesisht nga komandanti Francez dhe komandanti suprem i ushtrive aleate Ferdinand Foch, ishin ndërprerja e armiqësive, tërheqja e trupave gjermane, shkëmbimi i të brugosurve, premtimi i dëm shpërblimit, shkatërrimi i luftanijeve gjermane dhe nëndetësve si dhe kushtet gjatë armëpushimit.

Kështu në këtë ditë në Preshevë nuk do të punojnë shkollat, kopshtet si dhe të gjitha institucionet shtetërore, komunale dhe departamentet republikane.

Të gjitha bankat dhe zyrat e postës do të jenë të mbyllura.

Related Articles

Back to top button