Lajme

Tani më NP Moravica me web-faqen e saj zyrtare

Ndërmarrja publike “Moravica” sapo ka lansuar faqen e saj zyrtare online në të cilën mund të gjeni informacione rreth aktivitetit, raporton Presheva.AL

Aty mund të gjeni gjithashtu edhe shërbimin për konsumatorët ku do të mund të bëni kërkesën për kyje dhe të nënshkruani kontratën për furnizim me ujë të pijshëm.

Që të regjistroheni si konsumator i ri, ju duhet të paraqiteni në sportelet e Shërbimit për Konsumator dhe të plotësoni aplikacionin për lidhje të re. Me vete duhet të keni dokumentin identifikues. Konsumatorët komercialë duhet të sjellin edhe regjistrimin e biznesit. Nga ekipet e MORAVICËS do të bëhet pranimi teknik. Pastaj do të bëni kërkesën për kyçje dhe të nënshkruani kontratën për furnizim me ujë të pijshëm. MORAVICA do ta bëjë lidhjen e pikës matëse të konsumatorit brenda 48 orëve prej pranimit të kërkesës për kyçje.

Gjithashtu tani qytetarët e Komunës së Preshevës kanë mundësi të raportojnë direkt për problemet në lagjet e tyre përmes faqes duke kontaktuar online me personat kontaktues në këtë ndërmarrje.

Ndërmarrja Publike “MORAVICA” po angazhohet maksimalisht per ofrimin e sherbimeve sa më të mira per të gjithë qytetarët e Komunës së Preshevës, duke ju mundësuar një komunikim të drejtpërdrejtë me njërin nga personat e kontatit përmes opsionit ”RAPORTO DIREKT”, nga dita e Hënë deri ditën e Premte nga ora 09:30 deri në ora 14:00. Të gjithë qytetarët të cilët kanë probleme në lagjet e tyre mund të kontaktojnë me ne. Pas njoftimit, ne do të jemi në shërbimin tuaj në një afat sa më të shkurtër.

Web faqja zyrtare e Moravicës: http://www.moravica.org/

Related Articles

Back to top button