Terrori dhe aktet terroriste të Serbisë, mbi familjen Jashari të Rahovicës së Preshevës
Familja Jashari, nga fshati Rahovicë, komuna e Preshevës, pjesë e së cilës jam unë(Skender Jashari), deri më sot, nuk ka mbetur asnjë institucion vendor (në Republikë të Kosovës) dhe as ndërkombtar ( të akredituar në Republikë të Kosovës), që të mos jenë informu për çdo rast të terrorit dhe akteve terroriste- shqipfolës të detyruar a ndërsyer nga Serbia. Ngaqë e shohë që ende vazhdon terrori dhe aktet terroriste të Serbisë, e që nuk ndërhyn asnjë institucion vendor a ndërkombtar për t’a ndalu këtë, por për më keq, Fraksioni i EULEX-it, i dirigjuar nga Serbia, më 2012, më arreston duke më akuzu dhe gjyku me akuza të prodhuara në Beograd( për luftë kundër Serbisë), më imponohet që t’i publikoj.
Pasiqë Fraksioni i EULEX-it, në vazhdimsi, ka mbajtur “ Top sekret”( siç edhe në medie tashmë është publiku, rastin e Dobrosinit), po aq “top sekret” i mbajti edhe aktet tjera që më kanë ngja- p.sh: rasti i tentim-kidnapimit ( që nuk e arritën, shkaku i kundërveprimit tim) e që pasoi me tentim-vrasje( ku mbetem i plagosur), të kryer nga Agjentët Islamik të Serbisë, më 27 maj 2009, në Prishtinë!
U’a bashkangjes shkresën zyrtare që i’a kam dërgu : Zyrës së EULEX-it, Zyrës së BE-së, Institucioneve tjera kompetente, etj, e që të cilën, shkaku i mosveprimit të EULEX-it( si institucion kompetent për raste të tilla), e publikoj, që të nxjerret e VËRTETA NË SHESH!
Për: Zyrën e EULEX- Prishtinë
Nga: Skender Jashari, i burgosur politik nga EULEX, për luftë guerile kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë, në Dobrosin komuna e Bujanovcit
KËRKESË
Zotëri.
Jeni mirë të informuar tashmë me të gjitha rastet e terrorit dhe terrorizmit të Serbisë, kundër meje dhe familjes time të ngushtë. Derisa jeni në dijeni që kundër meje, një fraksion i EULEX-it, i dirigjuar nga Serbia, zhvillon akuza politike, duke më akuzu ende ( edhe më 13 tetor 2016- me ndryshim aktakuze PPS. Nr.56/12), për terrorizëm kundër Serbisë. Derisa Serbia ende bën akte terrori dhe terroriste!
Më 28 tetor 2016, njoftohem nga fqinjët, që disa kamion dhe një eskavator, kanë rrafshu dhe hequr muret e shtëpisë së demoluar disa herë dhe së fundmi të minuar e djegur plotësisht nga policia dhe xhandarmëria e Serbisë, në fshatin Rahovicë, komuna e Preshevës, me qëllim që t’i zhduk të gjitha gjurmët e krimit. Më 13 tetor 2016, ndryshoi aktakuza, nga prokurori politik i fraksionit të EULEX-it, të dirigjuar nga Serbia, as disa javë nuk kaloi, menjëherë Serbia veproi! Unë jam i sigurtë që shtëpinë time, e rrafshoi Serbia, përmes shqipfolsve- andaj këtë akt terrorist duhet ta keni parasysh, e ta ndjekni. Kjo është në kundërshtim edhe me Konventat e Gjenevës, dhe më Ligjin Humanitar Ndërkombtar të Luftës! Ju, fraksioni politik i EULEX-it, mua (Skender Jasharin), më bëtë edhe më luftarë profesionist. Siç ju kam thënë në shkresa disa herë, :” unë isha, jam e do jem gjithmonë ushtar i vendit tim”! Jam duke e pritur gjykimin politik tuaj, në lëndën time në Gjykatën Themelore në Gjilan, e pastaj:” unë do jem në Hirin e shtëpisë time të djegur, në Rahovicë komuna e Preshevës!”
Ruajeni Paqen dhe Stabilitetin, ndalone terrorin dhe aktet terroriste të Serbisë, të gjithë e dijmë që ju mund t’a bëni-fraksioni politik i EULEX-it merrni porosi prej saj (Serbisë)! Ju e dini, E drejta për Vetëmbrojtje, më njeh edhe të drejtën për t’a mbrojtur pronën time, nëse Institucionet Ndërkombtare nuk e bëjnë, atëherë RROFTË LUFTA PËR LIRI.
Ju lutem mos më fyeni, me demagogji:” që duhet t’i drejtohem Institucioneve Kolonialiste të Serbisë në Preshevë”- për këtë rast!
Arsyetimi
Më 10 korrik 2003, polici serbë përgjegjës( mbikqyrës) lagjes time, në fshatin Rahovicë komuna e Preshevës, e djegë shtëpinë time të re!
Më 8 gusht 2003, jam detyru të ikë unë dhe dy vllezërit e mi, nga vendlindja ime, shkaku i terrorit dhe terrorizmit( terrorizëm Serbia bënte përmes bashkëpuntorve të saj!). Arrestime( dhjetra herë si mua dhe antarët e ngushtë të familjes); paraburgosje( vëllau i tretë); bastisje( brenda periudhës 2001 deri 2010, kur kanë ikur edhe antarët tjerë të familjes së ngushtë nga vendlindja); kërcënime përmes telekomunikimeve-telefonave( në periudhën 1996- 2003); kërcënime telefonike dhe përmes netit në Terriror të Republikës së Kosovës( 2003-deri sot!); kërcënimeve të drejtëpërdrejta( në vendlindje, si dhe në territor të Republikës së Kosovës); fyerjeve publike( sidomos ndaj antarve të mitur të familjes); fyerjeve kundër meje dhe antarve të familjes time të ngushtë qoftë publikisht të bëra por edhe me anonimitet; sulmeve fizike ( kundër meje dhe antarve të ngushtë të familjes, në vendlindje dhe në Territor të Republikës së Kosovës); aksioneve policore-speciale( në vendlindjen time duke i terrorizu familjarët vazhdimisht); rrethimet policore në vendlindje dhe në fushat e vendlindjes; shtëpinë e djegur më 10 korrik 2003( vendlindje- që thash më lartë); etj etj që jeni të njoftuar edhe ju! Ndërsa shkaku i po këtij terrori dhe terrorizmi janë detyru të ikin edhe gjithë familja ime e ngushtë!
Në 29 prill 2004, në Prishtinë, agjenti i Serbisë Fuad Islami, kryen tentativën për të më vra, së bashku me dy persona tjerë. Vetëm disa ditë më parë, kishte tentu të vriste dy vllezërit e mi( Valon dhe Luan Jashari i cili mbetet i plagosur rëndë).
Më 27 maj 2009, në Prishtinë, nga agjentët islamik të Serbisë, kanë tentu të më kidnaponin, pasi s’kanë arritur kanë gjuajt për të më vra- kam marrë plagë të lehtë! Këtë rast ju ( EULEX) e keni, por që :”shkaku i implikimit të Serbisë, ju e heshtni, për të mos u rreziku stabiliteti në Ballkan” ( njerëzit e juaj më kanë thënë kështu!).
Më 19 shtator 2011, në Gërmi, kam qenë viktimë e atentatit! Ju jeni njoftu, por asgjë nuk keni ndërmarr!
Në natën e Pashkëve, 1 orë para Meshës së Pashkëve të vitit 2012, kërcënime nga Agjentët islamik të dirigjuar nga Serbia, përmes email dhe facebook-ut, më janë bë! Ju EULEX, jeni njoftu- asgjë nuk keni bë!
Me porosi të Serbisë, Fraksioni i EULEX-it, i dirigjuar nga Serbia, më arrestoi më 1 korrik 2012 dhe 16 tetor 2012, më akuzoi me akuza politike dhe më dënoi politikisht( edhe gjyqtari Arkadeusz Sedek e tha:” dënoheni për shkak të ruajtjes së Paqes dhe Stabilitetit në Ballkan”). Më akuzuan për terrorizëm kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë, në Dobrosin komuna e Bujanovcit, e që Gjykata Supreme në lëndën PML.241/15, më shpalli të pafajshëm!
Derisa ju bënit spektaklet në Gjykatën Themelore në Gjilan në lëndën PKR.nr. 56/12, policia dhe xhandarmëria e Serbisë, në dhjetor 2012 demoloi shtëpinë time në fshatin Rahovicë, komuna e Preshevës! Ndërsa sërish më 7 korrik 2012, policia dhe xhandarmëria e Serbisë, demolojnë shtëpinë e njejtë për herë të dytë, duke lënë edhe grafite shoveniste nëpër muret e shtëpisë!
Ndërsa më 18 dhjetor 2013( vetëm 2 muaj pasi dënohem me dënime politike nga Fraksioni i EULEX-it i dirigjuar nga Serbia, më 16 tetor 2013), policia dhe xhandarmëria e Serbisë, minojnë dhe detonojnë eksploziv, duke shkaktu djegëjen e tërsishme të shtëpisë në fshatin Rahovicë, komuna e Preshevës. Për këtë më dëshmojnë disa dhjetra fshatarë të vendlindjes time.
Madje edhe në gusht 2013, në Prishtinë, në banesë, sulmohen familja ime e ngushtë! Ju jeni të njoftuar, por asgjë s’keni ndërmarr!
Po ashtu vëllau im Luan Jashari, në Prishtinë në muajt e fillim vitit 2013( kur edhe është ngritur aktakuza politike e Fraksionit të EULEX-it, të dirigjuar nga Serbia, kundër meje), është përcjell dhe kërcënu. Njejtë i ka ngja edhe në muajt shtator-tetor 2013( kur dënohem me dënim politik)! Ju keni dhjetra shkresa që u’a kam dorëzu, por keni heshtë!
Më 19 dhjetor 2013, derisa isha në Qendrën Korrektuese në Dubravë, pra vetëm një ditë pasi ishte minu e djegur shtëpia ime në vendlindje( Rahovicë-Preshevë), më vijnë kërcënimet, që : “edhe në burgun e Dubravës kemi me ju sulmu a me ju helmu”-nga agjentët e Serbisë! Unë jam sulmu më 7 shkurt 2014, nga dy persona kriminelë ordinerë, të cilët vetëpublikuan që ishin dorë e Serbisë! Keni qenë mirë të informuar dhe me kohë, por keni lënë të rrezikohej jeta ime dhe e vëllaut tim! Kërcënohem më 25.08.2014, në Pavionin e Sigurisë së Lartë( Pavioni VIII) të Qendrës Korrektuese të Dubravës, nga dy kriminelë ordiner, të cilët agjenti i Serbisë( drejtori i pavionit VIII, Agron Rexhaj), i kishte rekrutu në celulat e vehabistëve që ekzistojnë në këtë institucion! Ju i keni heshtur jo vetëm aktet kundër jetës sime, por edhe kundër Sigurisë dhe stabilitetit të Republikës së Kosovës. Më 26 gusht 2014, Ministria e Drejtësisë të Republikës së Kosovës( Shërbimi Korrektues), më dërgon në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, për shkaqe sigurie, që mos të rrezikoheshim nga njerëzit e Serbisë- mirëpo siç ju e keni kërcënu, që asesi mos të pranohet publikisht që Serbia është duke më rreziku( këtë njerzit tuaj, ma thanë!). Më 31 tetor 2014, edhe në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, kërcënohem. Shkaku i rrezikut që më bëhej, Shërbimi Korrektues( Ministria e Drejtësisë), na vendos në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan! Ju jeni në dijeni, ngaqë edhe unë, vëllau ( Valon Jashari) dhe familjarët i’u kemi njoftu, por s’keni ndërmarr asgjë- keni leju rrezikim të jetës time dhe vëllaut tim!
Pres veprimin tuaj, në dobi të Drejtësisë, për të Ruajtur Paqen dhe Stabilitetin në Ballkan!
Do u’a bashkangjes në fund edhe fotot e aktit terrorist të Serbisë, dhe dëshminë e bashkësisë lokale të fshatit Rahovicë komuna e Preshevës.
Me respekt.
Më 29.10.2016 Skender Jashari
( i burgosur politik nga EULEX)
( P.S. Të gjitha këto shkresa, pas dorëzimit juve, do i publikoj, që i tërë opinioni të jenë i njoftuar paralelisht!)
Foto: Dokumenti i Bashkësisë Lokale të fshatit Rahovicë komuna e Preshevës, që fakton djegëjen e shtëpisë
Foto: Shtëpia e djegur nga minimi mëe 18 dhjetor 2013